Diar Raci ka nevojë për ndihmë

Sociale

Diar Raci ka nevojë për ndihmë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:38
Diar Raci

Diar Raci ka nevojë për ndihmë. Atij i duhet shuma prej 60 mijë eurosh, për tu operuar nga sëmundja GRANULOMATOZ që do të thotë t’i bëhet transplant i palcës kurrizore.

Nëna e tij, Mevlude Raci, e cila e ka djalin e adaptuar, ka kërkuar ndihmë edhe për 49 mijë euro, derisa 11 mijë tashmë janë grumbulluar.

Mesazhi i Mevlude Raci:

Jam Mevlude Raci një nënë që po kërkon ndihmë për djalin që e kam të adaptuar.

Unë kam 16 vite martesë , pas një komplikim të një aborti kam marrë dëmtime në mitër dhe mjekët më patën thënë se nuk do të mund të lindësh asnjëherë. Me burrin tim vendosëm ta adaptojmë një fëmijë. Kishim fatin ta marrim Diarin me 21.04.2008.

Pasi i bëri djali 4 vite, burri shkoi në Gjermani për të punuar. Atje ai u martua dhe asnjëherë nuk u kthye dhe nuk u lajmërua më.

Unë mbeta e vetme me djalin por prapë kisha fatin se nëna dhe vëllai i burrit nuk u larguan nga unë. Më mbështetën dhe më përkrahën ta rris djalin.

Unë pavarësisht mërzisë, kam qëndruar e fortë për Diarin.

Para 6 muaj filluan disa problem shëndetësore te djali im, pas shumë kontrolleve dhe konsultave mjekësore, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë Kosovës , në Turqi e konstatuan se vuan një sëmundje që asnjëherë nuk kisha dëgjuar GRANULOMATOZ që do të thotë t’i bëhet transplant i palcës kurrizore.

Deri tani krejt me mundësitë tona familjare i kemi ndjek terapitë, analiza e të gjitha çka është kërkuar. Por për operacionin e tij po duhen 60.000€.

Besoni në Allah se nuk di nga ta marr këtë shumë parash, për deri këtu çka kam pas me dukat, me krejt çka kom pas para shpirti i kom shti por për me arrit këtë shumë pasha zotin nuk kam çka të shes as nga ti marr. 11.000€ na i ka mbledh shefi ku unë kam punuar, pronari i një dyqani islam që kam punuar aty që 4 vite. Tash kanë mbet mi mbledh edhe 49.000€

Po ju lus juve me zemër të ma shpërndani këtë thirrje për ndihmë dhe t’i mbledhim paret sa më shpejt.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat