“Më dhunonte, ma bënte me shenjë të shkoja te dhoma dhe...”, gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar nga bashkëshorti

Sociale

“Më dhunonte, ma bënte me shenjë të shkoja te dhoma dhe...”, gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar nga bashkëshorti

Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:52
Silvana Keçi

Fatin e jetës së saj e vendosën xhaxhallarët dhe tezja, që ditën kur ajo u martua me një djalë nga i njëjti fshat, pa dëshirën e saj. Ajo ishte vetëm 22 vjeç kur veshi fustanin e bardhë dhe shumë shpejt ra pre e dhunës nga burrat e shtëpisë, jo vetëm, vjehrra vuri dorë edhe mbi djalin e mitur me spektrin autik.

"U njohëm me mblesëri para 7 vitesh. Në atë kohë babai ishte emigrant në Itali dhe kjo fejesë u realizua pa praninë e tij, vendimi i cili u mor nga xhaxhallarët me tezen. E kuptova që në fillim se nuk kishte kuptim një martesë e tillë, pasi i fejuari ishte shumë i ftohtë me mua. Doja të ndahesha para se të ishte shumë vonë, por më ndaluan prindërit. Qëndruam të fejuar 1 vit e gjysmë. Pas marteses u distancua më shumë. Sa herë bëja debate me vjehrrën, burri më dhunonte. Ai më kërcënonte, pikologjikisht ndërsa më fuste në dhomë dhe ushtronte dhunë mbi mua", tha ajo.

Dhembja për të birin, indiferenca e bashkëshorirtit dhe varfëria e tejskajshme çuan gruan disa herë në tentativë vetvrasje.

Për pesë vite me radhë e dhunuar jo vetëm nga burri, por edhe nga vjehrri, 34-vjeçarja bashkëjetoi me këtë vuajtje nga frika se divorci ishte një turp për familjen.

"Vjehrra nuk më ndihmonte në asgjë, m’i linte të gjitha punët e shtëpisë. Unë duhet të kujdesesha për djalin e sëmurë, i cili pas një viti shfaqi probleme me të folurën. Mjekët thanë se ka nevojë për terapi çdo dy javë. Nuk pranuan prindërit e ish-burrit, sepse ishim larg. Pak kohë më pas, djali u bë më agresiv dhe doli me spektrin autizëm. Ligjin në shtëpi e bënte vjehrra, ajo vuri dorë edhe mbi djalin", shtoi ajo.

Në vitin 2014 e reja merr guximin të denoncojë aktet e dhunës nga burrat e kësaj familje. Me fëmijën katër muajshe në bark dhe djalin me probleme të shëndetit kthehet tek prindërit, aty ku është izoluar në dhembjen e jetës dhe betejat e perditshme me të birin 12-vjeçar. Ai vuan nga një kompleksitet sëmundjesh, ndersa jeta në fshat i ka vështirësuar mundësinë për një kurim më të specializuar. Ajo i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë”, duke i bërë thirrje ish-bashkëshortit të paguajë detyrimet për fëmijët, për të cilët nuk është interesuar prej vitesh, pasi çifti u divorcuan.

"Kur mbeta shtatzane me vajzën, prindërit e kuptuam që kisha nevojë për ndihmën e tyre, pasi kisha një djalë të sëmurë që kërkonte terapi. Isha 4 muajshe shtatzënë kur u largova nga shtëpia e burrit. Djalin ma mbajtën me zor. U ankova te një avokate dhe hapa gjyq. Në Burrel nuk ka një qendër të mirëfilltë për fëmijë me spektrin autik. Vajza e ka takuar babain përmes zyrës së përmbaruesit. Ajo nuk e ndjen si baba, nuk e njeh. Ish-burri ka filluar jetë të re dhe është bërë sërish baba. Unë mendoj vetëm për fëmijët. Dua ndihmë për djalin e sëmurë. Kam vështirësi për t’i rritur. Kam shumë vite që jetoj te shtëpia e prindërve, nuk shtyhet jeta kështu", përfundoi ajo.

Nëse nuk hapet videoja klikoni për ta shikuar në Youtube!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat