Paraqitja e pandemisë ka rritur numrin e sëmundjeve psikike

Sociale

Paraqitja e pandemisë ka rritur numrin e sëmundjeve psikike

Nga: Msc. Kosovare Gjevukaj Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:01
Kosovare Gjevukaj

Covid-19 që nga paraqitja e parë ka bërë që një numër jo i vogël i njerëzve pas pandemisë të kanë probleme psikologjike. Reflektohen sjellje të ndryshme , të cilat sigurisht përfshijnë pasigurinë, e gjithë kjo si rezultat i virusit. Lidhur më sëmundjet mendore Corona virusi i ka ndarë mendimet e mjekëve, në gjetjen e masave adekuate të tejkalimit të krizës psikike.

Virusi ka ndikuar më shumë te personat, të cilët kanë përjetuar situata të vështira nga sëmundjet e ndryshme, apo ndonjë traumë psikologjike. Jo vetëm unë si psikologe klinike, por shumica e psikologeve ndajnë mendime se frika nga virusi fatkeqësisht vdekjeprurës do të zgjas. Po ashtu ekzistojnë mendimet se një përqindje jo e vogël e njerëzve, vështirë do ti kthehen jetës normale.

Sigurisht se në paraqitjen e krizave mendore nga virusi ka ndikuar edhe gjendja sociale jo e mirë në Kosovë. Pandemia globale ka ndikuar në rritjen e numrit të vetëvrasjeve , gjë e cila kërkon studim të veçantë dhe të kujdesshëm.

Parandalimi i virusit bëhet më masat preventive, sigurisht së rol të mirë në këtë drejtim ka pasur Karantina. Mirëqenia e përgjithshme lidhet po ashtu me problemet psikike afatgjate.

Pandemia i godet edhe ata më gjendje pastraumatike, si p.sh ata që kanë pasur ndonjë tragjedi në familje ,edhe në qoftë se Covidi kalon, ndikimet psikike nuk hiqen pa lënë te dikush apo dikush shenjë.

Karantina e ka ndryshuar mënyrën e jetesës , duke i bërë njerëzit të izoluar dhe ky distancim shoqëror vështirë bën që sërish të vihen kontaktet e mëparshme. Virusi ka shtuar pasiguri shoqërore dhe pasigurinë individuale. Momentalisht po jetojmë në kohë të pasigurta. Disa njerëz po i frikësohen të pa parashikueshmërisë dhe të panjohures për të nesërmën. Kjo frikë ka mundësi edhe të zgjatë…Sigurisht se paraqitja e pandemisë, ka hapur tema të reja për studim, e sidomos kur bëhet fjalë për shtimin e sëmundjeve psikike…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat