Policia identifikon rreth 70 lëmoshëkërkues, shumica prej tyre nuk janë nga Kosova

Sociale

Policia identifikon rreth 70 lëmoshëkërkues, shumica prej tyre nuk janë nga Kosova

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 12:58
Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka identifikuar 66 lëmoshëkërkues gjatë realizimit të planit operativ “Identifikimi i Fëmijëve Lëmosh-Kërkues si viktima të mundshme të Trafikimit”.

Plani  është zbatuar në  gjithë  territorin  e Republikës së Kosovës, ku përfshihen 42 fëmijë dhe 24 të rritur.

Numri më i madh është nga ta janë nga Shqipëria më 45 sosh ndërsa 21 janë nga Kosova.

“Ky plan operativ ka përfshirë periudhën kohore12.07.2021 deri me datë 16.07.2021, ku janë angazhuar të gjitha njësitë  rajonale të  DHTQNJ-së  dhe akterë tjerë relevant si: Prokuroritë  në rajonet përkatëse,  Qendra për punë sociale,  Drejtoria për Migrim dhe të Huaj si dhe zyrtarë policore nga kufiri dhe stacionet policore”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet, së gjate fazës se implementimit të planit operativ në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar  gjithsej (13) raste prej tyre (1) “Trafikim me Njerëz” dhe (12) raste  “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, me ç‘rast  janë dorëzuar kallëzime penale kundër (15) të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues, ndërsa (17) fëmijë janë referuar në Qendrat për Pune Sociale.

Shtetasit e huaj  janë dorëzuar  në  njësinë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj, për procedura të mëtejme bazuar në  ligjin për të huaj.

Në anën tjetër, Policia në përgjigjet e tyre thuhet së në bashkëpunim edhe me akterë të tjerë mundohet të identifikojë numrin e këtyre personave, të cilët sipas tyre qëndrojnë në kushte të papranueshme fizike, sociale, psikologjike, nuk shkojnë në shkollë dhe shpesh herë janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

Nga policia bëjnë të ditur se në vitit 2019 janë evidentuar gjithsej 232 persona lëmoshëkërkues, ndërsa në 2020 është rritur numri, duke u evidentuar gjithsej 236 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat