“Baca Mursel dhe gruaja e tij Rahimja do të vazhdojnë jetën në shtëpinë e tyre të re”

Sociale

“Baca Mursel dhe gruaja e tij Rahimja do të vazhdojnë jetën në shtëpinë e tyre të re”

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar sot familjen Maliqi nga Prekazi i Epërm, të cilit KEDS-i ia kishte ndërprerë energjinë elektrike tash e 6 ditë si pasojë e një borxhit.

Pas kësaj vizite Kryetari Jashari, i ka bindur ata të vendosen në shtëpinë e personave të moshuar në Skenderaj.

“U garantova po ashtu që sa herë të dëshirojnë do t’ua mundësojmë që të vizitojnë shtëpinë e tyre, të afërmit dhe të shëtisin në qytetin tonë”, tha Jashari.

Jashari, tutje tha se duke marrë parasysh gjendjen e tyre shëndetësore, pamundësinë e përkujdesjes për njëri-tjetrin, kushtet jo të mira të banimit dhe nevojën e përkujdesjes së tyre nga të tjerët me ushqim, higjienë dhe trajtim mjekësor, kërkoi nga ta që të pranojnë të bëhen rezident në SHPMPF, ani pse kapaciteti për të pranuar rezident të ri është i vogël por që për këtë rast me gjendje të tillë morën vendimin e duhur në kohë të shpejtë pa pritur fare.

“Së pari shkuam së bashku dhe pamë nga afër kushtet e akomodimit, ushqimit dhe trajtimit mjekësor dhe u garantova që të gjitha shërbimet do t’i kenë falas, pa pasur nevojë që të shpenzojnë pensionet që ata marrin. U garantova po ashtu që sa herë të dëshirojnë do t’ua mundësojmë që të vizitojnë shtëpinë e tyre, të afërmit dhe të shëtisin në qytetin tonë”, tha Jashari.

Kryetari Jashari, u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që nga sot Baca Mursel dhe gruaja e tij Rahimja do të vazhdojnë jetën e tyre pa brenga e telashe, në shtëpinë e tyre të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat