“Të digjet mes njerëzve”/ 6 vjeçarja që u dhunua nga babai monstër në gjendje të rëndë, nëna rrëfen ngjarjen

Sociale

“Të digjet mes njerëzve”/ 6 vjeçarja që u dhunua nga babai monstër në gjendje të rëndë, nëna rrëfen ngjarjen

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Nëna e vogëlushes 6-vjeçare nga Kamza sot ka rrëfyer mes lotësh se gjendja shëndetësore e të miturës nuk është stabilizuar dhe se mjekët nuk I kanë dhënë asnjë shpresë për të.

Në emisionin “Me zemër të Hapur” ajo tha se bashkëshorti I saj jo vetëm të dënohet për këtë që ka bërë por të digjet mes njerëzve.

Pjesë nga biseda

Gjendja e vajzës, si është?
Gjendja është shumë keq se asnjë shprese s’më kanë dhënë mjekët për të, ajo flet lëviz ka nis pak të ushqehet, me fol me të nuk folet, shumë pak kam arritur dhe unë me fol gjendja psikologjike është shumë e rëndë, bëhet shumë agresive.

Çfarë thonë mjekët?
Ka shumë probleme nga organet e brendshme dhe s’japin asnjë lloj shprese s’më kanë dhënë asnjë lloj detaji, çdo vizitë bëhet pa praninë time, nuk jam unë, s’më kanë lejuar që të rri as në dhomë kur kanë bërë konsultën mjekët.

Mjekët cfarë të kanë deklauar ty si nënë?
Ka plasaritje të mushkërisë, pankreasin, dhe një fije të zorrës të carë që është bërë ndërhyrje në të dhe asgjë më tepër.

Kush ka qenë pranë familjes tuaj nga dita e premte?
Policia, që më kanë marë deklarata vazhdimisht, shërbimi social që më ka sjellë ca ndihma për vajzën financiare dhe psikologia e spitalit që është marrë me vajzën, një oficere që se di ta ndaj se një herë më thotë oficere një herë psikologe. Psikologia e spitalit më ka thënë se është shumë e tronditur ka nevojë për ndërhyjre shumë të gjatë, do të flejë gjumë kur unë e pyes dhe nuk shprehet as me mua.

Si ka reaguar vajza kur të pa ty?
Më tha mami kam vjellur dhe asgjë më tepër nuk më ka treguar gjë. Me reagimin e vajzës nuk pashë asgjë, nuk fliste dot, nuk duronte ta prekje sidomos në pjesët e trupit. Në video jam munduar ta pyes, më ka treguar më tha që më kanë rrahur, më ka kërcënuar prandaj s’të kam treguar.

E ke justifikuar?
Jo, nuk e mbroj.

Çfarë mendimi ke për ngjarjen si nënë?
Jo vetëm të dënohet por të digjet mes njerëzve që ta kuptojnë të gjithë burrat që kanë fëmijë, të gjithë baallarët, se cfarë ka bërë ai e mos veprohet më me fëmijët e tjerë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në Kamëz ku vajza e mitur u dërgua rëndë në spital dhe babai I saj 27-vjecar R.K u arrestua nga Policia. Burime bënë me dije se ndaj 6-vjeçares ishte ushtruar dhunë prej një muaji dhe se e ëma nuk kishte dijeni, për kafshimet dhe shenjat në trup ajo kishte mendur se ish-bashkëshorti ia kishte bërë nga malli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat