​Fëmijët e SOS Fshatit stolisin bredhin për festat e fundvitit

Sociale

​Fëmijët e SOS Fshatit stolisin bredhin për festat e fundvitit

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Në oborrin e SOS Fshatit në Prishtinë, institucion ky ku strehohen fëmijët pa përkujdesje prindërore, është organizuar festa tradicionale e dekorimit të bredhit. Me këtë rast, të njëjtit kanë marrë dhurata nga bashkëmoshataret e tyre.

Drejtoresha e SOS Fshatit, Nezahate Ramadani-Salihu kërkon nga institucionet mbështetje në mënyre që këta fëmijë të trajtohen ashtu siç e meritojnë.

Ramadani-Salihu: Shpresojmë që këta fëmijë do të marrin atë që meritojnë

“Si çdo vit edhe këtë vit ne kemi bërë rregullimin e bredhit, mirëpo për dallim prej viteve të tjera ku çdo herë jemi mbledhur vetëm fëmijët dhe ne si familje e tyre. Ketë vit kemi ftuar të gjithë ata që kanë pas dëshirë me na u bashkëngjit edhe të bëjnë rregullimin e bredhit për festat e fundvitit...

Shpresojmë që viti tjetër do të na sjell të mira edhe me të mëdha, partnerë më të shumtë, mbështetje më të madhe institucionale dhe shpresojmë që këta fëmijë do të marrin atë që meritojnë, këta fëmijë do t’i realizojnë ëndrrat e tyre ashtu si çdo fëmijë i cili ka nevojë”, ka thënë ajo.

Në SOS Fshat gjatë vitit 2021 janë strehuar mbi 40 fëmijë dhe të tjerë të cilat janë në fazën e pavarësimit..

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat