Aktivistja e bamirësisë Emine Imeri gëzoi qindra fëmijë me dhurata për fundvit

Sociale

Aktivistja e bamirësisë Emine Imeri gëzoi qindra fëmijë me dhurata për fundvit

Nga: F.M. Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:40
Emine Imeri

Për festat e fundvitit e deri tani, aktivistja Emine Imeri ka shpërndarë me dhjetëra pako për familjet në nevojë, qindra dhurata për pleqtë nëpër Shtëpitë e të moshuarve si dhe me qindra dhurata për fëmijët. Vlen të theksohet për dhuratat që ka shpërndarë për fëmijët e sëmurë në Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë, të cilës iniciativë i janë bashkuar edhe nxënësit nga shkolla "Shaban Jashari"në Skenderaj me kartolinat e tyre.

Me këto ndihma sado pak u është kthyer buzëqeshja atyre fëmijëve që janë me shëndet të dobët, por edhe atyre me gjendje të rëndë sociale.

Dhe jo vetëm për fundvit, por për çdo festë dhe në çdo vështirësi. Emine Imeri ka kohë që merret me këtë aktivitet, duke u shndërruar në imazhin si femra më e dashur për familjet nevojtare, kryesisht tek fëmijët jetimë dhe pleqtë e vetmuar.

E vetme (pa shoqatë) por edhe e papunë, ajo nuk ndalet asnjëherë, sa herë që dikush ka nevojë për përkrahjen dhe dashurinë e saj, ajo i jep pa kursim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat