Publikohet momenti kur i riu nga Mitrovica që vdiq dje, e kishte falur familjen e personit i cili e kishte sulmuar

Sociale

Publikohet momenti kur i riu nga Mitrovica që vdiq dje, e kishte falur familjen e personit i cili e kishte sulmuar

Më: 16 janar 2022 Në ora: 09:12
Pamje nga videoja

Mbrëmë ka vdekur i riu nga Mitrovica Ermal Delija, i cili ishte sulmuar para disa muajsh nga disa persona në këtë qytet deri në gjendje kome.

Mirëpo, pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

I riu Ermal Delija nga Mitrovica ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh saqë i ishin shkaktuar lëndime të përmasave ku kishte qëndruar disa javë në gjendje kome.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë. Pajtimi i tyre kishte ndodhur me 17 dhjetor 2021.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Ermal Delija ishte djali i vetëm i familjes dhe u rrit jetim pasi që babai i kishte vdekur vite më parë. Ai la pas nënën dhe tri motra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat