Lufta në Ukrainë po shkakton destabilitet emocional dhe mental!

Sociale

Lufta në Ukrainë po shkakton destabilitet emocional dhe mental!

Nga: Msc. Kosovare Gjevukaj-Tolaj Më: 11 mars 2022 Në ora: 21:57
Pamje nga lufta në Ukrainë

Këto ditët e fundit lajmet e Ukrainës dhe fatkeqësia që ju ka ndodhur popullit të tyre ka tronditur dhe ka përhapur panik në mbarë botën, duke shkaktuar destabilitet emocional dhe mental.

Duke filluar nga fakti dhe frika e një lufte tjetër në Kosovë e deri te frika dhe paniku i një lufte të tretë botërore.

Çmimet e ushqimit janë rritur dhe për këtë do të doja të ngrisja zërin, sepse shumë persona si rezultat i klasave të ndryshme dhe një ekonomie aspak të mirë nuk mund t'i përballojnë çmimet që po vazhdojnë dhe po rriten.

Besoj më e mira në këto momente është të ruhet qetësia dhe të shpresojmë që të ulën gjakrat Rusi-Ukrainë, për të mirën e popullit ukrainas dhe për qetësinë e Ballkanit dhe gjithë botës.

Sa më parë që të përfundon kjo luftë okupuese nga Rusia, mendoj se do të ndikonte edhe në qetësimin e psikën njerëzore, e cila është ngarkuar më problemin e mundësisë të shpërthmit të një lufte të përmasave shumë të rrezikshme për paqen botërore. Pamjet e tmershme të cilat po vijnë nga frontet e luftës, sigurisht së kanë ndikim edhe në anën psikologjike.

Autorja: psikologe klinike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat