“Të më lëpish k***”, polic Shkëlqimi, Nertili dhe Ardiani, kush janë 3 pedofilët e radhës që ndjekin 14 vjeçaren

Sociale

“Të më lëpish k***”, polic Shkëlqimi, Nertili dhe Ardiani, kush janë 3 pedofilët e radhës që ndjekin 14 vjeçaren

Më: 11 maj 2022 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Pedofilia vijon të jetë një gangrenë e madhe në Shoqërinë shqiptar, aq sa ky fenomen duket sikur nuk ka fund.

Edhe këtë të martë në emisionin “Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, u trajtua sërish ky fenomen që po shkatërron shoqërinë, ai ku burra në moshë kërkojnë të kryejnë marrëdhënie me të mitur.

Pas Fazliut nga Prizreni, Kristianit nga Lezha, këtë radhë në gjurmët e “Keisit” profil nënë të cilin fshihet gazetarja e “Piranjave”, Aida Topalli, kanë rënë Nertili nga Fieri, polic Shkëlqimi dhe Ardiani nga Korça.

Është e njëjta skemë, e njëjta sjellje, i njëjti vulgaritet që shfaqin të gjithë pedofilët. Por këtë herë pedofilët nuk janë dhe aq të “dashur”, pasi ka dhe nga ata agresivë apo prepotentë siç është rasti i Nertilit nga Fieri, i cili sapo takon “Keisin” kërkon të vërë pikat mbi “i”.

Por kulmi i agresivitetit dhe fjalorit të tmerrshëm është ai me polic Shkëlqimin, i cili thotë se ka një post të rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme.

Edhe pedofili nga Korça nuk ka asnjë ndryshim nga gjithë të tjerët, pasi nuk pyet as për moshën dhe as për asgjë, e ka mendjen thjeshtë të shtije në dorë “zogun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat