Shihemi në gjyq - Akuzon burrin 72 vjeç për tradhti

Sociale

Shihemi në gjyq - Akuzon burrin 72 vjeç për tradhti

Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

E prekur dhe e përlotur, Anjeza nis të flasë shumë e emocionuar në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” për atë që pretendon tradhti nga bashkëjetuesi i saj, Alfredo.

Ky i fundit, është italian, 72 vjeç dhe ka dy fëmijë me Anjezën, por në shtëpinë e tyre ka një konflikt të madh sepse ajo beson se e tradhton.

Këtë e ka zbuluar gjatë një vizite në Shqipëri për pushime së bashku me fëmijët kur donte të hynte në apartamentin e tyre në Kavajë, por nuk mundi. Nga ana tjetër e studios së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Alfredo e kundërshton Anjezën duke e quajtur të kotë akuzën e saj.

Anjeza: Pas 15 vitesh gjej diçka që më ka prekur shumë, si në shpirt edhe në jetë: tradhtinë. Nuk e prisja këtë gjë. Alfredo: Po kur ka ndodhur kjo gjë? Kur ka ndodhur? Kur të kam tradhtuar unë ty?

Anjeza: Unë kam prova… Alfredo: Cilat prova? Anjeza: Do të hyja në shtëpinë time dhe gjej një tjetër.

Alfredo: Do t’i shohim këto prova. Anjeza: Është shumë e rëndë.

Alfredo: Nuk ekziston kjo gjë. Anjeza: Jam nënë e dy fëmijëve, kam djalin dy vjeç, të voglin pesë vjeç. Më ke tradhtuar! 15 vjet bashkë! Për mua nuk është e lehtë nëse s’të lë ti shohësh fëmijët, jo, nuk e lejoj. Alfredo: Ka dy muaj që unë nuk i takoj fëmijët, më ke lënë jashtë dhe jam sëmurë. Për asgjë!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat