Prindër me telefon në duar!

Sociale

Prindër me telefon në duar!

Nga: Petrit Dibrani Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:24
Petrit Dibrani

Në pamundësi të ndryshoj diçka, më së paku ç’farë mund t‘bëj, është të shkruaj!

Nga ngjarjet trishtuese, thuajse të përjavshme, nëse jo të përditshme, s‘jam, e nuk ndjehem i qetë dhe s‘mund të mos e them, t’paktën opinionin tim, dhe uroj që mos ta kem gabim.

Prindërimi i suksesshëm s‘është vetëm sfidë dhe vlerë, mirëpo është investim, i cili nuk paguhet me para.

Secili prind i përkushtuar ndaj fëmijëve të vet, le gjurmë, t‘cilat kurrë s‘mund të korigjohen dhe nuk fshihen nga kujtesa!

Nuk ekziston profesionist, i cili mund të na i mësoj sjelljet, se si të sillemi, ndaj dhe në prani të fëmijëve tanë.

Gjatë rrugëtimit jetësor duke rritur fëmijët, janë në dispozicion shumë ngjarje dhe libra që mund edhe të shfrytëzohen për të mirë, në marrëdhëniet prind - fëmijë....

Sigurisht se gjatë rrugëtimit si prind, sfidohemi, dëgjojmë, shohim e mësojmë, dhe njëkohësisht mundohemi ti zgjedhim modelet më të mira, e të qenurit prind i suksesshëm.

Komunikimi prind - fëmijë, është çelësi Kryesor për marrëdhënie dhe sukses, gjatë rrugëtimit...., vazhdon!

Nuk edukohet fëmiu me dhurata marramendëse, sa për marketing dhe ta shohin të tjerët, se ç’farë posedon - ka në dispozicion!

Nuk edukohet fëmiu, duke nxitur xhelozi, urrejte dhe injorancë, ndaj tjetrit!

Nuk edukohet fëmiu, duke i thënë; dil e shaje dhe kërcënoje tjetrin, gjë që mjerisht e kam parë dhe dëgjuar!

Nuk edukohet fëmiu me egon e tepruar, duke i ofruar gjësendet më luksoze se ato ç’farë edhe i posedojnë, apo edhe i kanë moshatarët e tij, gjë që e kam parë, dëgjuar dhe po vazhdoj ta shoh, ç’do ditë!

Ngjarjet e rënda dhe trishtuese të cilat i shohim, janë të trishta e drithëruese për një moment të caktuar dhe kalojnë, mirëpo është edhe arsye që thuhet se janë mësim, dhe asnjëher të vetme, për fatin e keq të secilit që mund ta sfidoj, kurrë nuk ndodhin rastësisht.

Fëmijët edukohen atëher kur prindërit, gjatë rrugëtimit komunikojnë, sfidohen dhe vetëushtrohen, për faktin që shumë breza para nesh e kanë bërë këtë.

P.S

Mësimi i notit nuk bëhet pa u futur në ujë, dhe vetëushtruar.

Është e vërtetë se teknologjia dhe përparimi i saj, është edhe një ndër faktorët kryesor, sfidues për çdo prind!

„Vjedhja e kohës“, nga teknologjia e sotshme është realitet, thuajse për secilin prind e fëmijë, duke mos lejuar komunikimin fizik e shpirtëror!

• Prindër me telefon në duar!

• Fëmijët kopje e tyre, gjithashtu me telefon në duar!

• Fëmiut në vogëli i ofrohet telefoni në duar, kinse për ta qetësuar, duke shkaktuar dëm për të dy palët!

Për ç’farë kanë nevojë fëmijët?!

Për praninë fizike të prindit, të shoqërimit me të, të diskutimit, të shkëmbimit të emocioneve, për shkëmbimin e ideve a mendimeve, qoftë edhe të kundërta. 

Ata kanë nevojë që: qoftë edhe figurativisht të përfshihen në zgjidhje të problematikave, ku ai/ajo, është i pranishëm. 

Fëmijët kanë nevojë të ndjejnë fytyrën e prindit pranë vetes, aromën, frymëmarrjen, mbrojtjen, qortimin dhe urimin, me fjalë apo edhe me prekje.

Një prind korrekt, është i duhuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat