Luftë kundër lajmeve të rreme ne mediat sociale

Sociale

Luftë kundër lajmeve të rreme ne mediat sociale

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 18:40
ilustrim

Facebook-u dhe Twitter-i, bashkë me 30 kompani të tjera njoftuan se do të luftojnë prirjen në rritje për “lajme të rreme” në mediat sociale.

Koalicioni Variantit i Parë, i krijuar në qershor 2015, ku përfshihen media prestigjioze, si “New York Times”, “Washington Post”, “Buzzfeed News”, “France Presse” dhe CNN-i, si dhe dy gjigandët e mediave sociale, tha se do të bashkëpunojnë për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të lajmeve në internet.

Grupi njoftoi një numër nismash, si krijimi i një kodi praktik për të ndihmuar përdoruesit e mediave sociale të shkruajnë dhe lexojnë më mirë. Në muajin tetor ata do të hedhin në përdorim një platformë të re, që do t’i lejonte njerëzit të verifikojnë lajmet e dyshimta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat