Partneri i konfirmon ndarjen: 20-vjeçarja shtatzënë tronditet në emision

Sociale

Partneri i konfirmon ndarjen: 20-vjeçarja shtatzënë tronditet në emision

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 19:13
Florida Mersela

20-vjeçarja Florida Mersela u ndje keq gjatë emisionit “Me zemër të hapur”, pasi partneri i saj, me të cilin pret edhe një fëmijë, i pohoi në transmetim të drejtpërdrejtë që nuk do të rikthehej me të. Mersela ka filluar të qajë dhe të bërtasë e pakontrolluar në studio, ndërsa stafi i “News 24” ka lajmëruar ambulancën për ta qetësuar.

Gjendja e saj u rëndua së tepërmi pasi partneri Elvin Hoti, deklaroi se nuk do t’i jepte asaj një shanc të dytë. Ajo nuk i respektonte familjen. Florida e ka mohuar një gjë të tillë dhe mes lotësh ka rrëfyer se prindërit e tij e ofendnin dhe e dhunonin ndërkohë që ai nuk ishte në shtëpi.

Çifti u bë protagonist në të njëjtin emision edhe pak ditë më parë, ku vëllai i 20-vjeçares e kërcënoi Hotin se do të hakmerrej sipas Kanunit nëse nuk pranonte atësinë e fëmijës. Në të dyja emisionet, 27-vjeçari pranoi se do t’i përgjigjej fëmijës për çdo gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat