‘Merr qëndrim kundër përbuzjes ndaj të moshuarve’

Sociale

‘Merr qëndrim kundër përbuzjes ndaj të moshuarve’

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 10:03
ilustrim

Ministria e Shëndetësisë do të shënojë sot Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se kjo ditë, këtë vit do të shënohet me moton “Merr qëndrim kundër përbuzjes ndaj të moshuarve”.

“Me këtë rast do të bëhet prezantimi i dokumentit të OBSH-së "Strategjia dhe Plani i Veprimit për Moshim të Shëndetshëm në Evropë, 2012 – 2020" dhe i i broshurës “Fakte: Keqkuptimet rreth moshimit dhe shëndetit” i publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK)”, thuhet më tej në njoftim.

Ngjarja nis në orën 11:00 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat