Aleanca e Gruas së Kosovës dënon dhunën familjare ndaj vajzës në Ratkoc!

Sociale

Aleanca e Gruas së Kosovës dënon dhunën familjare ndaj vajzës në Ratkoc!

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 11:32
Rrahja e vajzës

Aleanca e Gruas së Kosovës ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj vajzës 16 vjeçare në Komunën e Rahovecit.

Përmes një shkrimi, kryetarja Magbule Shkodra ka thënë se kjo aleancë e dënon dhunë dhe se dhuna nuk arsyetohet asnjëherë, përcjell Bota Sot.

Shprehim kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën familjare të ushtruar ndaj vajzës në fshatin Ratkoc komuna e Rahovecit.

Është e pa pranueshme dhe nuk duhet të tolerohet nga askush, dhuna në shoqërinë tonë. Nuk ka asnjë arsyetim dhuna. Kërkojmë nga institucionet relevante që të ndërrmarin të gjitha masat e nevojshme që një gjë e tillë kurrë të mos përsëritet. 

Inkurajojmë qytetarët e Republikës së Kosovës që rastet e dhunës t’i raportojnë dhe të kërkojnë veprim të institucioneve të shtetit.Shoqëria jonë nuk mund të ecën drejt zhvillimit me heshtje dhe mos reagim ndaj dhunës', ka thënë Magbule Shkodra, kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës-AAK./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat