Gruaja e shqiptarit në Angli i përgjigjet lushnjares: Beqaret s'pyesin nëse gomari është i martuar

Sociale

Gruaja e shqiptarit në Angli i përgjigjet lushnjares: Beqaret s'pyesin nëse gomari është i martuar

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 22:49
Markela, gruaja e shqiptarit ne Angli qe u martua me te per letrat dhe me pas i kerkoi seks lushnjares

Pasditen e sotme një vajzë nga Lushnja që donte që të ngelej anonime denoncoi një shqiptar që banon në Angli se i ka kërkuar marrëdhënie seksuale. Madje ajo edhe pse ishte e vetëdijshme se ky burrë ishte i martuar me një shqiptare tjetër që kishte vite në Angli, sërish ndërhyri në marrëdhënien e tyre, madje ofendoi edhe këtë të fundit duke e quajtur "plakë", ku realisht ajo është vetëm 32 vjeçe.

Pas ankesës së lushnjares, pranë JOQ ka reaguar vetë 32-vjeçarja e quajtur Markela, e cila pasi ka lexuar mesazhet e burrit të saj me këtë vajzë, i ka kërkuar burrit divorcin, por nuk ka lënë pa një mesazh edhe këtë vajzë që ndërhyri në një martesë, duke e shkatërruar atë.

"E dashur JOQ unë nuk dua të mbetem anonime aspak, të lutem jepja mesazhin tim publikisht. Unë nuk jam plakë, por thjesht një vajzë 32 vjeçe, unë në këtë shtet kam ardhur që 15 vjeçe, jam rritur jo me atë mentalitet të zhytur shqiptar. Moj e dashur femër ti mua që më thua plakë e ke parë veten në pasqyrë çdo mëngjes kur zgjohesh? Kjo është e vërtetë që unë u nisa se dashurova personin e gabuar e ja dhurova ato pak gjëra që mua vuajtjet më kishin lënë të paktën mua më falet se u martova me një njeri që e doja e nuk e dija objektivin atij se për 4 vjet ishin letrat? E dashur ti që më thua plakë a ia di vlerën fëmijës? Ndoshta jo se nuk e ke atë mrekulli të jesh nënë siç jam unë, kurse fëmijët e mi e kanë një baba edhe mua si nënë. E dashur un ta kam falur se një mashkull zile që është për të tjerat unë nuk kam nevojë ta mbaj në krahë. Unë s'kam turp e dashur femër që vetëm femër nuk mund të të quaj vetëm mashkull nuk mund ta quaj atë që sot ty po të kërkon seks, të dy të dëshpëruar. Ops zogu kur të vish këtu do të jeni të dy pa letra, mua smë shkatërroi, unë falenderoj zotin që më solli në mes një debile si ty. Këto janë beqaret që nuk pyesin që gomari është i martuar apo i pamartuar se mezi presin të lejnë lopët e fshatit", thotë Markela.

32-vjeçarja më tej bën me dije se burri i saj një javë pas martesës pasi mori vizën e parë iku, por për hir të katër viteve u rikthye, ndërsa sot ajo thotë se është penduar për këtë vendim, pasi njerëzit që nisen nga një interes kurrë nuk ndryshojnë.

"Unë se kam absolutisht idenë se çfarë kërkon kjo vajzë të tregojë, por fajin nuk e ka kjo, por burri im që nuk është tamam burrë. Viktima jam unë që besova tek një mashkull që nuk duhej që ta besoja", thotë ndër të tjera Markela, për të cilën duhet të themi se nuk është aspak "plakë" siç e përshkroi edhe vajza, por një nënë që pavarësisht gjithçkaje është fokusuar tek fëmija.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat