“Ata kanë dasmë, ata hanë mish e pite e djali jem han dhe”

Sociale

“Ata kanë dasmë, ata hanë mish e pite e djali jem han dhe”

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 21:39
Riza Krasniqi

Aktivisti i pajtimit të gjaqeve, Riza Krasniqi në Rubikon shpalosi rrëfime të kësaj iniciative.

“Nuk ishte fare e lehtë që të shkosh në ato takime”, theksoi Krasniqi.

E për të shpjeguar vështirësinë që kishin, ai tregon për një rast që kohë më parë kishte ndodhur në një fshat afër qytetit të Pejës.

“Njërit nga Peja ia kanë mbyt djalit në shkollë fillore. Ka bërë fjalë me shokë të bankës dhe ai ja ka thirrë babën”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tutje shpjegon se si aktivistët e lëvizjes takoheshin çdo të premte dhe caktohej se kush, në cili rast do të shkonte.

“Kur kam shkuar për herë të parë te ai njeriu më thoshte a e din se çka me kanë bërë por po e fali”, ka thënë ai.

E, babai i djalit pas shumë kohësh kishte shkuar në Pejë për të takuar Krasniqin.

Pasi që i kërkoj të uleshin e të pinin një kafe së bashku, i tregoi se po ai djalë që i kishte mbytur djalin, atë ditë po martohej.

“Ata kanë dasmë, ata hanë mish e pite e djali jem han dhe”, citon tutje Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat