Kush është Krenari, tironsi që i mori 22 milion të dashurës invalide duke u shtirur se e donte

Sociale

Kush është Krenari, tironsi që i mori 22 milion të dashurës invalide duke u shtirur se e donte

Më: 9 mars 2017 Në ora: 18:10
Krenari

Një histori dashurie mes të rinjsh, ku djali ka përfituar nga ndjenjat e vajzës dhe e ka detyruar atë të gjejë e më pas ti japë një shumë të madhe parash ka ndodhur në Tiranë.

Të përsfhirë në këtë situatë të turpshme është 25-vjeçari Krenar Kotarja, i cili është dënuar me 5 vite burg nga gjykata e Tiranës. Viktikmë është e dashura e tij, e cila nuk është identifikuar, por është invalide me kartelë.

Kotarja e ka bindur të dashurën e tij që ti jepte plotë 2.2 milionë lekë të reja, të cilat ajo ia kishte marrë të atit. Sipas djalit, ai kishte nevojë për këtë shumë të madhe parash për shkak se kishte një hall të madh me të vëllanë, por kjo nuk ishte aspak  e vërtetë.

“Ia kam dhënë këto lekë Krenarit për shkak se ai ka qenë disa ditë i mërzitur dhe me ka thënë se kishte probleme duke më kërkuar me ngulm fillimisht një shumë prej 1.400.000 lekësh duke më thënë se i duheshin për një hall të madh që kishte me vëllanë“, ka thënë e dëmtuara për Top Channel.

Kur vajza i ka kërkuar të dashurit që t‘i kthejë shumën e marrë sipas marrëveshjes, ai i ka thënë se nëse donte të merrte lekët duhej t‘i jepte edhe 90 mijë lekë të reja të tjera, pasi duhej të merrte një kredi të madhe. Në këto kushte e dashura ka pranuar t‘i gjejë 80 mijë lekë të reja të tjera.

Historia e dashurisë u kuptua që ishte një mashtrim, kur i pandehuri filloi t‘i bënte presion verbal dhe ta kërcënonte të dashuren që të mos tregonte. Në këto kushte vajza invalide, ka bërë kallëzimin penal, duke u treguar më pas edhe prindërve për mashtrimin që kishte pësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat