58 punëkërkues fillojnë shkollimin “Përkujdesje ndaj të moshuarve”

Sociale

58 punëkërkues fillojnë shkollimin “Përkujdesje ndaj të moshuarve”

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 07:13
ilustrim

Sot mbahet konferenca përmbyllëse e Agjencionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë me 58 punëkërkuesit nga Kosova.

Takimi përmbyllës me 58 punëkërkuesit nga Kosova, të cilët pas përgatitjes se tyre 10 muajshe, në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesje ndaj të moshuarve” në Gjermani.

Shkollimi dhe aftësimi trevjeçar profesional do të realizohet në kuadër të projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”.

Në takim do të marrin pjesë ambasadorja e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Angelika Viets, përfaqësues të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar - GIZ, bashkëpunëtori ndërkombëtar i Diakonisë, Johannes Flothow si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat