“Lufta” e nënës skamnore për ta rritur fëmijën me epilepsi

Sociale

“Lufta” e nënës skamnore për ta rritur fëmijën me epilepsi

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 14:44
Valdete Demaj

?Netët shpesh i kalon pa vënë gjumë në sy duke menduar se si të dal nga kriza që e ka kapluar nënën e re, Valdete Demaj e cila jeton vetëm me djalin 10 vjeçar në kushte të vështira. Ajo shqetësim më të madh e ka sëmundjen e djalit të saj, të cilit në moshën 5 vjeçare i është lajmëruar epilepsia. Kurse, së fundmi edhe pse është nën asistencë sociale, KEDS, ia ndërpreu energjinë elektrike.

Me lot në sy ajo thotë se me mish e me shpirt po mundohet ta rris djalin vetë diku pa ngrënë e diku pa pi, vetëm që djali i saj të rritet e të shërohet.

Demaj: Djali im vuan nga epilepsia që nga mosha 5 vjeçare

“Unë e kom veç këtë djalë, djali mi ka bo 9 vjet hyn për 10, është nxënës shumë i mirë, mëson po është pak sëmut prej epilepsisë, epilepsia iu ka lajmru që tri vjet ...gjithkund kam dokumentacione pothuajse nuk shkon pa u plotësu viti i plotë pa u shtri ky një herë në spital, kam dokumentacionin, gjithkund e kom pas, po është me terapi duhet me ia marrë terapinë, besa edhe shpesh t’u u nis prej asaj nuk po ia mbërri me ia ble edhe terapinë, shpesh mi mungon edhe terapia, mi mungojnë shumë sene djalit.... Në moshën 5 vjeç iu ka lajmëru djalit, nuk e ka pas por iu ka lajmëru, një herë nuk e kom ditë as çka është po tani mjekët më kanë tregu, mundet me kanë edhe trashëguese thoshin po dy anët asnjëherë nuk kisha ndëgju që ka pas tani t’u i tregu doktorit jetën ai më tha kjo është, ose frika ose ndonjë goditje e djalit, po dyjat janë të mundshme edhe e ka rrehë, edhe frika deri qaty mo... Socialin i marrë 75 eu ro po a mi ble djalit ilaçet a me ble ushqimore, çka mi ba tash duhet mu përgatit edhe shkolloret, vesha matha, çka me ble me to, çka me bo unë, nuk di çka mi bo atij 75 euro nuk di çka, mendoj, meqenëse djali tash t’u u rrit zeher edhe po i kupton nuk më kërkon shumë sene, a ndoshta ka qef e nuk mi thotë mua, besomë veç  edhe tri tableta i ka djali mi pi, çka me i bo, ku mi marrë tash me ia ble, pa to nuk muj me lanë, 12 euro 20 ditë mi bojnë, nuk kushton shumë po për mu janë boll”, tha ajo.

Image

Lidhur me sëmundjen e djalit. Valdete Demaj pohon se mjekët i kanë thënë se kjo sëmundje ka ardhur ose si rezultat i frikës ose një goditje.

Demaj: Më rrahke, sa që edhe djalin ka tentuar ta hedh nga kati i pestë

 “Më rrehke, sa që edhe djalin e vetë ka dashtë me gju prej terses të 5 katë, më rrehke, më rrehke vazhdimisht veç për me dal, deri sa ma pruni punën edhe dola, nuk më ka përkrah kërkush”, tha ajo.

Kjo nënë nuk ballafaqohet vetëm me varfërinë dhe sëmundjen e djalit. Ajo ka më shumë se 10 ditë që po sfidohet edhe me një telashe tjetër. Edhe pse nën asistencë sociale, KEDS ia ka ndërprerë rrymën për shkak se nuk ka arritur t’i paguaj faturat, dhe se paraprakisht asnjë paralajmërim për shkyçje e rrymës nuk e kishte marrë.

Demaj: Qe 10 ditë jam pa rrymë, nuk kam arritur me i paguar faturat

“Qe 10 ditë jam unë pa rrymë ...jo nuk kom arrit mi pagu ajo normal, qendra për punësim sociale ma kanë dhanë një vendim që t’i lirohesh prej pagesës, jam kanë në ministrinë e socialit, ata më kanë thanë t’i zojë duhet me kanë e kyqne, masnena kom qenë në KEK kom bisedu me një zotëri çka punon aty, ka thanë zoj duhesh mi pagu 100 euro masnej mu lidh t’i edhe po i tregoj unë hallet e mija gjitha siç po t’i tregoj ty kështu, tha zojë mu më vjen keq për gjendjen tande po kjo është mundësia që mujna me bo për ty edhe kjo është e vetmja mundësi ti për mu kyç thash e ku mi marrë unë 100 euro, ky është rregull i punës tha na e kena punë, ti e ki tha për mbijetesë, edhe qe 10 ditë çka kom pas në frigorifer krejt mu kanë prish, tash as ushqim sum ka met, asnjë gjë, asnjë gjë krejt mu ka prish s’kom ma, nuk di kah ia maj”.... Jo asnjë fletë nuk ma kanë lanë se zakonisht i lajnë do letra të verdha kur osht sh kyqja, mirëpo jo, atë ditë jam kanë me djalë te doktori e kom pas djalin një kontroll kur jo mardh e kom gjetë rrymën e kputne, kur e hapi kapakun veç sa kish qenë e kputne”, tha ai.

Image

KosovaPress ka kontaktuar përmes telefonit me zëdhënësin e KEDS-ut, Viktor Buzhala i cili tha se KEDS e ka obligim ligjor t’i trajtojë të gjithë konsumatorët në mënyrë të barabartë dhe se janë të vetëdijshëm se në Kosovë ka raste sociale të cilat në rastet e shpenzimit i lusin që të shkojnë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të futen në skemën sociale, pasi që qeveria përmes kësaj ministria ka ndarë një fond të caktuar dhe në rast të tejkalimit të shumës së caktuar, atëherë klientët duhet të bëjnë vetë pagesën apo të gjejnë vetë forma alternative për pagesë.

KosovaPress ka siguruar vendimin që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e ka liruar Valdete Demajn nga pagesat e faturave.

Mirëpo, krahas gjithë këtyre telasheve kjo nënë e re mbetet me shpresë që do t’i dal dikush në ndihmë vetëm sa për t’i siguruar djalit të saj një jetë siç e bëjnë të gjithë moshatarët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat