Përfundon restaurimi i shtëpisë së familjes Zhoriç në Prizren

Sociale

Përfundon restaurimi i shtëpisë së familjes Zhoriç në Prizren

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 11:18
Shtepia

Pas një angazhimi dhe pune disa mujore kanë përfunduar punët restauruese në shtëpinë e familjes Zhoriç në Prizren, e cila ndodhej në gjendje të vështirë.

Memorandumi i Mirëkuptimit i lidhur ndërmjet Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore  në Prizren dhe Këshillit Danez për Refugjatë (DRC)  mbështetur  financiarisht nga Ambasada britanike në Kosovë për restaurimin e shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit ka rezultuar të jetë tejet i suksesshëm.

Ndërtesa gjendet në rrugën “Marin Barleti” prapa xhamisë së  Sinan Pashës në Prizren dhe gjendja e saj ishte shumë e vështirë, andaj pas konsultave dhe një bashkëpunimi të ngushtë të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren me donatorët, është përzgjedhur nga Ambasada Britanike dhe DRC për restaurim në kuadër të programit "Për kthim dhe integrim të qëndrueshëm" të personave të zhvendosur.

Image

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren përmes këtij memorandumi  ka  marrë për obligim të hartojë projektin e restaurimit si dhe të bëj restaurimin dhe konservimin e fasadës së jashtme të ndërtesës.

Fasada e shtëpisë së familjes Zhoriç është punuar në frymën neoklasike të dekoruar me profilime të ndryshme në gjithë sipërfaqen e saj. Materiali që është përdorur është llaçi gëlqeror.

Gjatë viteve nga ndikimi i kushteve atmosferike dhe nga mos mirëmbajtja, fasada ishte dëmtuar mjaft shumë, andaj si rezultat i kësaj ka qenë i pashmangshëm intervenimi në këtë ndërtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat