Postieri i dashurive të fshehta të ‘Dardanisë’ në Prishtinë - Bota Sot
Postieri i dashurive të fshehta të ‘Dardanisë’ në Prishtinë

Sociale

E mërkurë, 24 tetor 2018

Postieri i dashurive të fshehta të ‘Dardanisë’ në Prishtinë

Më: 1 janar 2018 Në ora: 10:28
Salih Arifi

Postierit që shpërndante fshehurazi letra dashurie, në çdo stinë të vitit s’i ka mbetur tjetër, pos të shpërndajë dërgesa të diasporës për familjarë të tyre, apo gjëra që blihen online nga banorët e Kosovës.

Tre vjet para pensionimit, postieri 62 vjeçar, Salih Arifi nga fshati Rimanishtë i Prishtinës, kujton me nostalgji kohën kur gjatë një dite shpërndante një thes me letra.

Nostalgjia për letrat

Për 40 vjet, Arifi ka shpërndarë letra në lagjen e njëjtë, ‘Dardania’ të Prishtinës, të kryeqytetit të fshehtësive të mëdha, që shpeshherë vetëm ai dhe dy të dashuruarit i dinin.

“Nuk ua kam zbuluar kurrë të tjerëve fshehtësitë e tyre”, thotë ai, ndërsa nuk e fsheh nostalgjinë që tani ka për kohën e letrave të dashurive të fshehta.

Por, siç thotë se shumë nga ta sot janë bashkë dhe kanë krijuar familje. Ata kanë ndryshuar. Janë rritur në moshë dhe në profesion… Por ata e njohin postierin e fshehtësive të tyre, së paku nga përshëndetjet e shpeshta që merr Arifi në ‘patrullimin’ e tij të çdoditshëm në kryeqytet.

E postierin e karrierës e njohin gjithandej.

Një rast të tillë e kishte përjetuar në spital kur një ditë kishte vajtur për kontroll. “Ai më tha: A po më njeh? – I thash jo. Pastaj më tregoi se ishte ai djali që ia kam bartur tinëz letrat që ai ia dërgonte të dashurës së tij, derisa ishte ushtar diku jashtë Kosovës, gjatë viteve ‘80”, kujton Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test