Njihuni me “kaubojsen” e Myzeqesë, gruan që ua ka “marrë në kthesë” të gjithë burrave - Bota Sot
Njihuni me “kaubojsen” e Myzeqesë, gruan që ua ka “marrë në kthesë” të gjithë burrave

Sociale

Njihuni me “kaubojsen” e Myzeqesë, gruan që ua ka “marrë në kthesë” të gjithë burrave

Më: 5 janar 2018 Në ora: 21:46
Liria

Liria është një grua e pamposhtur, bën të gjitha punët që u takojnë burrave dhe është njëkohësisht fermere, drejtuese mjetesh bujqesore dhe mullixheshë.

Ajo jeton në Sheq të Fierit dhe njihet nga e gjithë zona zona si “kaubojsja e Myzeqesë”.

Liri Ryshka jo vetëm që ua kalon burrave, por nuk merr asnjëherë punëtor krahu, pasi çdo punë dhe rregullim të fermës apo shtëpisë e bën vetë.

Ajo kryen shërbime edhe për tokat e fermerëve të zonës dhe siç thotë në kronikën e “ABC News”, pavarësisht të gjithave mbetet grua, ndaj kur duhet e merr edhe armën me vete.

Liria ia ka dalë të arsimojë tre fëmijet e saj, të cilët jetojnë jashtë shtetit, por asaj dhe burrit të saj i pëlqen shume jeta në fshat dhe nuk kanë ndërmend ta braktisin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test