Pensionistët kontribut-dhënës ankohen në Qeverinë Haradinaj, e cila u mohon diplomat e fakultetit?!... - Bota Sot
Pensionistët kontribut-dhënës ankohen në Qeverinë Haradinaj, e cila u mohon diplomat e fakultetit?!...

Sociale

Pensionistët kontribut-dhënës ankohen në Qeverinë Haradinaj, e cila u mohon diplomat e fakultetit?!...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 11:18
Deri kur do të mohohen, do të diskriminohen pensionistëve- shtresës me të goditur në Kosovë nga ana e Qeverisë Haradinaj e cila për veti i rrit pagat, kurse i lënë me gishta në gojë pensionistët?!

Qeveria Haradinaj dhe Ministria  Punës dhe Mirëqenies Sociale me nenin 5 paragrafi  5 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2015  pensionisteve kontribut dhënës me diploma të fakultetit në gjepa  të lëshuara para njëzet e tetë viteve u  zhvlerësoi diplomat e fakultetit dhe të drejtën e pensionit ne kategorinë e parë të pensionisteve e cila gjë është në kundërshtim me praktikat e vendeve Evropiane dhe të drejtave të e pensionisteve

Kategoria e pensionistet pas shkeljes të ligjeve të Kosovës, ato ndërkombëtare  e cila gjë  ka të bëjë me mohimin e diplomave të lëshuar në Universiteti i Prishtinë. Ju Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe përkundër ankesave që i keni pranua nga Lidhje e Pensionisteve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës  me datë o3. 11. 2017 numër 17  dhe të ne  pensionisteve keni qenë të obliguar që të shqyrtoni ankimin si struktura të reja bashke me Qeverinë Haradinaj dhe të nxjerr vendim të reja lidhur me grushtin e rëndë që ua keni dhënë  pensionisteve  me diploma të fakultetit në gjepa që 29 vjet.  Andaj duke e pas parasysh mosveprimin  e Qeveris dhe administratës, gjegjësisht organit kompetent brenda afatit ligjor bazuar në nenin 130 pargrafi 2 të ligjit të procedurës administrative  pensioniste kërkojnë urgjentisht të anuloni  pikën  II e vendimit  dhe të e njëjta të shfuqizohet neni 4 dhe 5  të udhëzimit administrativ. Anulimin e  pikës II të vendimit duhet  bërë  për shkak se  është  bërë vërtetimi gabuar i gjendjes faktike. Me këtë vendim   pensionistet me diploma ne xhep te leshura nga Universiteti  pa asnjë mbështetje ligjore, njerëzore i  kanë kategorizuat në kategorinë III-të shfrytëzuesve  të pensioneve me -  përgatitje shkollore të lartë, e jo në kategorinë me përgatitje superior shkollore”?!. Të gjitha këto janë   evidentuar dhe vulosura në librezën e punës të cilat i kemi në ne pensioniste në dispozicion. Pra nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë e Punës dhe Mirëqenies Sociale  ne pensionistet në Kosovë që jemi  diskriminua me rastin mohimit të  diplomave të fakultetit me të cilat pensionistet kanë punua nëpër institucionet e ndryshme te Kosovës.

Me këtë kërkesë ne pensionistet  kundërshtojmë juve që kërkesat tona po i shkelni me dy këmbët në një anë kurse në anën tjetër po shikoni duar kryq. Pra çka po pritni anuloni  Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensioneve kontribut pagues të nxjerr nga Ministria e Punës:  Në nenin  8  të Ligjit nr. 04/L-131 janë paraparë  kushtet dhe kriteret për njohjen e drejtës në pension,  e ato janë të mosha 65 vjeçare, stazhi pensionit dhe dëshmitë  për pagesën e kontributeve, kurse  në nenin 4 dhe 5  të Udhëzimit Administrativ  nr. 09/2015 keni paraparë  përgatitjen profesionale. Është rregull që çdo akt nënligjor duhet të jetë në pajtim me ligjin. Mirëpo udhëzimi Administrativ në fjalë e nxjerr nga  Ministria e Punës dhe e përkrahur nga  Qeveria Kosovës është në kundërshtim me ligjin  për arsye se në ligj  ceket vetëm kontributi I dhëne ne pune gjatë viteve sa është punuar, kurse ne udhëzim edhe kualifikimet. Ky udhëzim jo vetëm qe është në kundërshtim me ligjin, por edhe me legjislacionin e Bashkësisë Evropiane (ku  institucionet e Kosovës janë te obliguara të  inkorporojn edhe ne aktet ligjore dhe nënligjore), si dhe  praktikat e vendeve evropiane  (punëtori paguhet ne baze te kontributit të dhëne  gjate viteve),  po ashtu I njëjti, është edhe  diskriminuese  pasi që punëtori duhet të paguhet në bazë të kontributit të dhënë, e jo të  përgatitjes shkollore. Pra, ky udhëzim është diskriminuese,  anti human,  anti ligjor, anti  njerëzor, sepse me këtë qindra e qindrave pensionisteve në Kosovë me diploma të fakultetit ne xhepa  pa asnjë mbështetje ligjore ua është  zhvlerësua  diplomat e fakulteteve  të kryera në Universitetin e Prishtinës nëpërmjet të cilave pa kurrfarë baze na  u është mohohu kualifikimet shkollore superior dhe kontributit të  cilin e kemi dhënë  në institucionet e ndryshme në Kosovë- ku për pune tonë të suksesshme jemi fitues të shume mirënjohjeve dhe medaljeve gjatë dyzetë e gjashtë vjetëve, të cilat mund tu sjellim për çdo moment në Ministri.  Po ashtu me rastin e hartimit  e këtij  udhëzimit administrativ nga Ministria nuk janë respektuar as standardet e hartimit te akteve normative ku për çdo muaj  çdo pensionistet humb nga 50 euro?!  Në nenin 4 të  “Udhëzimin Administrativ nr. 03/2013” për standardet e hartimit të akteve normative  janë të përcaktuara parimet themelore ne baze te cilave duhet të hartohet një akt ligjor.

Ministria e Punes me rastin e hartimit të udhëzimit administrativ  (sidomos të nenit 4 dhe 5. udhëzimit administrativ nr. 09/2015) nuk  është vepruar në pajtim me  këto parime pasi që i njëjti përmban elemente diskriminuese dhe  nuk është në pajtim me dispozitat e acquis të BE-së ( për te cilat ju deklaroheni në mjetet e informimit, para qytetarve dhe para BE-së se është ne pajtim me to). Të njoftohen organet kompetente në mënyrë që ta iniciohet procedura për amandamentimin e udhëzimit administrativ nr .09/2016 dhe te shfuqizohen nenet diskriminueses  sidomos nenet 4 dhe 5.  Pra të gjitha këto  dhe shume gjera të tjera diskriminuese  edhe drastike  flasin së  pensionistet në Kosovës, e sidomos ata  me diploma në xhepa që njëzet e nëntë vjet. Pra pensionistet e Kosove- kategoria me e goditur në Kosovë gjatë tetëmbëdhjetë   vjetët e fundit në shtetin tonë të pavarur jemi të brengosur për  pozitën e vështirë dhe lojnat që po i bëni strukturat me të larta shtetërore  me  goditje  të rëndë  po ndikojnë në jetën dhe ekzistencë fizike të pensionisteve, gjë që si substancë  biologjike  pesimistet janë të  diskriminua, e ky është  rezultat i mos vullnetit politik të  strukturave udhëheqëse të Qeverisë  Haradinaj,  e cila për fat të keq nuk po brengoseni  shumë  për kushtet e vështira dhe jetën e rëndë cila  ua mohoi  diplomat e lëshuar nga fakultetet dhe profesorët shqiptar. Andaj edhe një herë  po u tregojmë  se duhet të keni një respekt, një dinjitet, një dhimbje, një përkrahje  me të madh ndaj  pensionistëve që  këto ditë  dhe momente të  vështira të pleqërisë kemi nevojë,  për respektin, e  për një ndihmë materiale të mos shkeljes të të drejtave nga  juve që jeni në pushtet qe ne rritjen e pagave po mendoni vetëm për veti. Shembulli ma drastik i fundit është rritje e pagës për  kryeministri Haradinaj dhe stafit të tij?! ...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test