80-vjeçarët rrëfejnë njohjen e dashurinë në azil: S’na lenë të flemë bashkë - Bota Sot
80-vjeçarët rrëfejnë njohjen e dashurinë në azil: S’na lenë të flemë bashkë

Sociale

80-vjeçarët rrëfejnë njohjen e dashurinë në azil: S’na lenë të flemë bashkë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 18:05
Çifti

Dashuria nuk njeh moshë dhe këtë e ka vërtetuar më së miri 83-vjeçari Et’hem, i cili ditën e djeshme u shfaq në ekran për të rrëfyer ndjenjën e tij të madhe me partneren 80-vjeçare, Vangjelicën, me të cilin janë njohur në një azil në Tiranë.

Ka qenë Vangjelica, e cila tregon se partneri i saj i propozoi që ditën e tretë që ajo kishte shkuar në azil. Të dyve iu ishin përputhur mendimet dhe kishin vendosur të pranonin njëri-tjetrin.

Janë në një moshë të thyer dhe të madhe, kur mund të vendosin për veten e tyre, por sërish, po hasin në vështirësi, pasi drejtoresha e azilit nuk i lejon të flenë bashkë.

Vengjelica tha në “Top Show” se po shijojnë prej një viti dashurinë e tyre, duke qëndruar në korridoret dhe çdo ambient tjetër të azilit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test