“Pa ujë, pa energji dhe me kothere buke”, burrë e grua ngrysin ditët në varfëri ekstreme - Bota Sot
“Pa ujë, pa energji dhe me kothere buke”, burrë e grua ngrysin ditët në varfëri ekstreme

Sociale

“Pa ujë, pa energji dhe me kothere buke”, burrë e grua ngrysin ditët në varfëri ekstreme

Më: 4 mars 2018 Në ora: 14:23
Familja Mollas

I ftohti i acartë mbërthen shpirtin e familjes Mollas. Çdo ditë e më shumë, pesë anëtarët e kësaj familje përballen me të ftohtin, varfërinë ekstreme dhe lënien në mëshirë të fatit.

Të ndodhur në fshatin Gurishtë të Korçës, në një banesë në rrugen nacionale Korce-Pogradec, banesë që as e tillë nuk mund të quhet, çifti i bashkëshortëve tregon vështirësitë që has për të mbijetuar.

Prej 5 vitesh Enveri si kryefamiljar dhe babai i tre fëmijëve përpiqet me shpirt të fitojë sado pak nga punët që mund të gjejë në fshat. Me lot në sy ai shprehet se është mjaft e vështirë të jetojë në këto kushte, pa energji elektrike, pa ujë dhe në pamundësi për të plotësuar nevojat e të gjithë anëtarëve të familjes.

I lënë në mëshirë të fatit, me dhimbje të madhe ai tregon se shpesh herë ka kërkuar ndihmë por asnjë njeri nuk ka zgjatur dorën për ta ndihmuar. I vetmi burim të ardhurash është një ndihmë e pakët ekonomike prej 40 mijë lekësh të vjetra.

Bashkëshortja e tij, nëna e tre fëmijëve, apelon për ndihmë urgjente. Krahas nevojës për një shtëpi modeste, ajo ndihet e pambrojtur për shkak të vendndodhjes së banesës.

Mënyra që ata “përballojnë” ditët e ftohta të dimrit është duke ngarkuar dru në një fshat që ndodhet gati 1 orë e gjysmë larg banesës. Mungesa e energjisë elektrike i detyron ata të përdorin vaj për të bërë dritë në dhomë. Ndërsa mungesa e ujit ka bërë që ata të furnizohen me ujë nga shtëpitë e të afërmve të tyre, pasi uji i pusit që ndodhet jashtë banesës nuk mund të konsumohet.

(Per te ofruar ndihme mund te kontaktoni ne nr e tel;  +355 68 242 4425 Enver Mollas kryefamiljari)

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test