Babai i realizon vajzës ëndrrën më të madhe dhe i kërkon falje LIVE në emision

Sociale

Babai i realizon vajzës ëndrrën më të madhe dhe i kërkon falje LIVE në emision

Më: 4 mars 2018 Në ora: 20:50
Fatriu, baba i tre fëmijëve i cili kishte ftuar në studio vajzën e tij Paola

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishte Fatriu, baba i tre fëmijëve i cili kishte ftuar në studio vajzën e tij Paola për t’i kërkuar falje që kur ajo ishte foshnjë, ai nuk ka mundur ta përqafojë pasi punonte gjatë gjithë ditës për të siguruar para.

Paola nuk është si të gjithë adoleshentet e tjera, ajo që e vogël është marrë me punët e shtëpisë, është kujdesur për familjen dhe nuk ka një telefon si bashkëmoshataret e saj.

Paola erdhi në studio dhe u habit kur pa babain e saj.

“Ti e di që unë të dua më shumë se të gjithë, madje se dhe ajo e vogla, dhe kam ardhur këtu për të të thënë tre gjëra.

E para ti nuk e mban mend, por kur ke qenë ë vogël dhe ne me mamin, nuk ti kemi plotësuar të gjitha gjërat, madje ka pasur raste që nuk të kemi mbajtur në krahë dhe përqafuar.

Dhe këtë të kërkoj ndjesë. E dyta ti ke marrë rolin e gruas së shtëpisë dhe ti ke bërë të gjitha. Dhe dua të të falënderoj”,- i tha Fatriu të bijës.

“Të premtoj që do të regjistroj në një kurs kuzhine”, i premtoi ai Paolës e cila u shpreh se i pëlqen shumë të gatuajë, i pëlqen anglishtja dhe do të jetë pjesë e ekipit të volejbollit të Teutës.

Në studion e të Dielës shqiptare erdhi Edmondi trajneri i volejbollit të Teutës së bashku me vajzat e ekipit. “Ju pres të vini sa më parë në ekipin tonë”, i tha ai Paolës e cila u gëzua shumë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat