Jeta vetëm me një pension - Bota Sot
Jeta vetëm me një pension

Sociale

E premte, 19 tetor 2018

Jeta vetëm me një pension

Më: 19 mars 2018 Në ora: 22:48
Besime Pira

Besime Pira është 64 vjeç, por ndonëse ka punuar gjithë jetën e saj, sot mezi ia del të mbijetojë pasi pagesa e saj e pensionit është shumë vogël.

Besimja tregon se në menunë e saj nuk hyn as mishi dhe as frutat, por produkte të lira që të mund të kalojë muajin

“Marr 118 mijë lekë dhe i gjithë shkon ilaçe. Blej një thes miell, bëj peta, një shishe qumësht. As mishin nuk mund ta blej. Marr kofsha pule. Fruta as që bëhet fjalë”, thotë ajo.

Pensionistët edhe pse kanë të ardhura të pakta, janë të parët që nxitojnë të shlyejnë detyrimet nëpër sportele, ndonëse detyrimet sa vijnë e shtohen. Detyrimet mundohet t’i shlyejë me pensionin e bashkëshortit. Ajo tregon se në një oborr të vogël mundohet të mbjellë disa perime dhe me ato gatuan pasi tregut nuk mund t’i afrohet.

“Gatuaj po soba harxhon korrent. Paguaj 70 mijë lekë për dritat, po edhe uji vjen 20 mijë lekë, po janë edhe taksat”, thotë ajo.

Në kohë të monizmit Besimja ka përfituar pension si nënë me shumë fëmijë, të cilët mundohen t’i ndihmojnë prindërit.

“Ata kanë krijuar familjet e veta. Kanë, gra e fëmijë e mezi jetojnë për vete”, tregon ajo.

Por, si Besimja ka shumë pensionistë, të cilët ndonëse janë rropatur ndër vite, sot mezi mbijetojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test