Nusja piu fostoksinë, vjehrra e rënduar: Të kishim si vajzën tonë moj Erisa, pse s’më the gjysmë fjale…

Sociale

Nusja piu fostoksinë, vjehrra e rënduar: Të kishim si vajzën tonë moj Erisa, pse s’më the gjysmë fjale…

Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:26
Erisa Veizi

Erisa Veizi ishte 20-vjeçarja nga fshati Zvirinë i Korçës, e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike duke konsumuar fostoksinë pasditen e 8-Marsit.

Një ngjarje e rëndë kjo që la pas pikëllimin e madh, trishtimin dhe dhimbjen në familjen Veizi.

Kur kanë kaluar afro dy javë nga vdekja e 20-vjeçares, shumë pikëpyetje kanë mbetur pas, se çfarë e çoi drejt vetëvrasjes të renë.

Ndonëse u përfol se shkak për të ngjarje u bënë grindjet e shpeshta që ajo kishte kohët e fundit me të fejuarin, vjehrrës së saj duket se i ka mbetur peng që nuk i tregoi një gjysmë fjale.

Image

E reja një natë përpara se të ndërmerrte aktin e rëndë atë të vetëflijimit ka folur me mamanë e të fejuarit të saj, gjë që e zbulon kjo e fundit dhe që e ka peng se nusja nuk i tha gjysmë fjale.

Ka mjaftuar një postimi plot dhimbje i motrës së saj, ku ende nuk e beson se Erisa nuk jeton më, për të vërshuar mesazhet e ngushëllimit.

Mes tyre, ajo që bie në sy është ajo e vjehrrës së 20-vjeçares, Luljetës. Ajo shprehet se është e rënduar psikologjikisht, ndërsa tregon se nuk i ka munguar dashuria qoftë nga i biri, apo edhe nga vetë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat