Historia tragjike! Të ëmën ia vranë, Marigleni i kërkon falje njerkës

Sociale

Historia tragjike! Të ëmën ia vranë, Marigleni i kërkon falje njerkës

Më: 25 mars 2018 Në ora: 06:23
Djali dhe njerka

 Marigleni ishte personazhi që na tregoi se jeta e tij kishte qënë një kalvar vuajtjesh. Në çdo moment i ishte dashur të përballej me një sfidë të re, që nga vrasja makabër e nënës së tij e deri tek mbijetesa në rrugë.

Në këtë rrugëtim, Marigleni kishte ndeshur njerëz të cilët ishin munduar që ta ndihmonin. Një ndër këta njerëz ishte njerka e tij, Fetija. Ajo ishte personi i vetëm që e kishte parë me sytë e një nënë dhe që i kishte falur një dashuri pa kushte. Por, edhe këtë herë Marigleni nuk ishte sjellë ashtu siç duhej.

Ai kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Fetijes, por edhe që të ribashkohej me familjen e tij.

Kur Arbana e pyeti Fetijen se kush ishte personi që po shikonte në ekran, ajo u përgjigj: “Është djali im”. Kjo fjali e emocionoi Mariglenin, i cili mbuloi fytyrën me duar dhe filloi të qante.

Në mes të lotëve, Marigleni tha: “Më ka ngelur diçka në mendje që nuk ta kam thënë në gjithë këto vite, unë merrja bukën që ti më jepje dhe thjesht largohesha. Sot dua të të them faleminderit. Të faleminderit që ishe një nënë për mua. Më fal që nuk kam qenë djali që ti meritoje, më fal për të gjitha problemet që të kam shkaktuar”.

Marigleni i kërkoi Fetijes që ai të jetonte me të dhe ajo iu përgjigj duke i thënë që derën e shtëpisë e ka të hapur gjithmonë. Biseda që u zvillua midis tyre përloti jo vetëm ata, por edhe publikun që ndodhej në studio.

Pas shumë vitesh nënë e bir përqafuan njëri-tjetrin duke hedhur hapin e parë drejt ribashkimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat