“Do të qëndroj pranë deri në fund të jetës” - Bota Sot
“Do të qëndroj pranë deri në fund të jetës”

Sociale

E enjte, 18 tetor 2018

“Do të qëndroj pranë deri në fund të jetës”

Më: 8 prill 2018 Në ora: 06:14
“Dua të të bëj të lumtur”.

Dashuria dhe sakrificat e një nëne ishte tema kryesore e historisë së parë që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Një nënë të cilën jeta e kishte detyruar të rriste e vetme djalin e saj, Mirjanin.

Resmija ishte martuar me Nuriun dhe nga kjo martesë kishte ardhur në jetë Mirjani. Problemet ekonomike e kishin detyruar Nuriun që të emigronte për në Greqi. Fatkeqësisht Mirjani nuk e pati kurrë mundësinë që të njihte babain e tij.

Një aksident fatal në punë i kishte marrë jetën Nuriut kur Mirjani kishte qenë dy muajsh. Mungesën e babit Mirjani e kishte ndjerë gjithmonë dhe shpesh shprehej që nëse do ta kishte babanë pranë jeta e tij do të ishte ndryshe.

Ëndrra më e madhe e tij ishte që të bëhej një futbollist i madh. Puna dhe vullneti bënë të mundur që ai të bëhej porter i parë i skuadrës në të cilën zhvillonte stërvitjen. Por një aksident me makinë kishte ndërprerë ëndrrën e Mirjanit.

Për t’i dhënë kurajo Mirjanit, Resmija me ndihmën e kushërirës, Silvanës e kishin ftuar atë në program.

“Mirjan, mami të do shumë dhe shpresoj që të të plotësohet çdo dëshirë që ke në jetë. Do të të qëndroj pranë deri në fund të jetës sime”. Ky ishte mesazhi që Resmija i dha Mirjanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test