"Dy fëmijë me sytë nga rruga në pritje të babait"

Sociale

"Dy fëmijë me sytë nga rruga në pritje të babait"

Më: 21 prill 2018 Në ora: 16:43
Familja e Vasil Lacit

Prej 20 ditësh, dy fëmijët e një prej protestuesve të Kukësit rrinë në prag të shtëpisë me  sytë nga rruga.

Janë vajza dhe djali i Vasil Laçit, të cilët ende nuk e dinë që babai i tyre është në burg.

31 vjeçari ishte një prej 4 personave që Gjykata e Apelit Shkodër i la ende në qeli, vendim që për familjen e tij në Kukës ishte i padrejtë.

Nëna e Vasilit: Ne u kemi thënë që është në punë, nuk u kemi thënë se është në burg. Është në punë, vjen babai të shtunën, vjen të dielën, duke i shtyrë kështu.

E ëma, Nexhmije Laçi, kërkon lirimin e të birit, mungesën e të cilit fëmijët e ndjejnë në çdo moment.

Nëna e Vasilit: Hiç mos me u mërzit për djalin, të mërzitin këto (fëmijët) kur i shoh nëpër shtëpi. Gjithë baballarët nëpër shtëpia tek fëmijët e vet, këta si me qenë jetimë.

Urimi, i vëllai i tij ishte të premten në Shkodër dhe e dëgjoi me veshët e tij vendimin që e la Vasilin në burg.

Thotë se priste lirimin dhe pret që banorët e Kukësit dhe gjithë Shqipërisë ti bashkohen jnë protesta deri ditën kur të gjithë do të kthehen në shtëpi.

Vëllai i Vasilit: U bëj thirjen të gjithë qytetarëve të Kukësit, Hasit, Tropojës, Shkodrës apo të gjithë shqiptarëve që të përkrahin vëllezërit tanë që ndodhen në qeli.

Gjykata e Apelit Shkodër liroi të premten 7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës së 31 marsit në Rrugën e Kombit duke mbajtur katër prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat