Familjes nga Lipjani ia merr uji shtëpinë, kjo është lutja e kryefamiljarit

Sociale

Familjes nga Lipjani ia merr uji shtëpinë, kjo është lutja e kryefamiljarit

Nga: Bota sot Më: 6 maj 2018 Në ora: 14:27
Gjendja e familjes nga Smallusha e Lipjanit

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë ditës së djeshme në vendin tonë, ia kanë vështirësuar edhe më shumë jetën familjes së Mejdi Haxhi Krasniqit, nga fshati Smallush i Lipjanit.

Kjo familje po përballet me kushte të rënda ekonomike, mirëpo vërshimet e djeshme e kanë bërë edhe më të vështirë gjendjen e saj.

Kjo pasi uji ia ka prishur të gjitha gjësendet brenda shtëpisë, duke  deportuar në brendësi të saj.

Kryefamiljari Mejdi Krasniqi, ka thënë për “Bota sot” se familja e tij ka nevojë për ndihmë prej A deri në Zh.

Ai ka treguar se edhe vet vuan nga një sëmundje psikike, derisa fëmijët e tij e kanë gjendjen të rënduar me temperaturë.

Krasniqi ka apeluar te të gjithë humanistët që kanë mundësi, që të ndihmojnë familjen e tij duke thirrur në numrin e tij të telefonit: 045 910351.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat