Fshati i tre vëllezërve’, sinonim i bukurisë: Me ma falë Prishtinën nuk shkoj

Sociale

Fshati i tre vëllezërve’, sinonim i bukurisë: Me ma falë Prishtinën nuk shkoj

Më: 12 maj 2018 Në ora: 21:43
Fshati në komunën e Dardanës

Një fshat malor në komunën e Dardanës, të ndanë frymën për nga bukuria dhe ajri i pastër.

Ky vendbanim që ndryshe njihet edhe si ‘Fshati i tre vëllezërve’ përbëhet nga tre fise.

Banorët e këtij fshati, edhe pse thonë se kushtet ekonomike nuk janë aq të mira, janë të lumtur me jetën që bëjnë aty.

Një grua të cilën e ka intervistuar RTV Dukagjini, thotë se ndjehet shumë mirë në fshatin ku është martuar dhe jeton prej 30 vitesh. Ajo thotë se edhe me ja falë Prishtinën, nuk shkon atje.

“Mirë është shumë fshati. Mua për vete me ma falë Prishtinën nuk shkoj. Ujë ka mjaftë, pemë e të gjitha të mirat. Kur kam ardhur në fillim ka pasur banorë më shumë, ndërsa tash janë shpërngulur”, thotë e moshuara e familjes Canolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat