Jeta me 20 lekë në ditë, varfëria ekstreme në familjen me 8 anëtarë - Bota Sot
Jeta me 20 lekë në ditë, varfëria ekstreme në familjen me 8 anëtarë

Sociale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Jeta me 20 lekë në ditë, varfëria ekstreme në familjen me 8 anëtarë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:38
Qemal Vargu

Një familje me 8 anëtarë jeton me vetëm 5 mijë leke në muaj në një kasolle në fshatin Çerenec të Bulqizës.

Qemal Vargu nuk mund t’i siguroje 6 fëmijëve të tij më shumë se një shtëpi qerpiçi me çati të shkatërruar, ku çfarë bie jashtë, futet brenda.

Ai thote se paratë e ndihmës ekonomike nuk i dalin as për të paguar dritat e jo më për të blerë ilaçet e gruas.

Për Qemalin nuk ka punë edhe pse kërkon vazhdimisht. Shpesh herë fëmijët nuk i dërgon në shkollë, pasi nuk ka lekë për transport e as para për t’u dhënë me vete.

Ditët e i kalojnë në një dhomë ku hanë pinë edhe flenë, por gjithnjë me sytë nga dera, duke pritur një ditë më të mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test