Një 30-vjeçare dergjet në shtrat, bashkëshorti e la me fëmijën e vogël. Nëna me lot në sy: Duhen para për ta ngritur në këmbë

Sociale

Një 30-vjeçare dergjet në shtrat, bashkëshorti e la me fëmijën e vogël. Nëna me lot në sy: Duhen para për ta ngritur në këmbë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 07:50
Drita Zekaj

Drita Zekaj nga Vlora është nënë e re, por sëmundja po e dergj në shtrat duke i krijuar paralizë në të gjithë trupin. Dy vitet më parë është diganozsitikuar me encefalit, dëmtim i pjesshëm i trurit kur ishte vetëm 28 vjeçe dhe me një vajzë të mitur. Për shkak të dhimbjeve të padurueshme, nuk mundet të ulet në karrige me rrota, ndërsa pas diagnostikimit është braktisur edhe nga i shoqi.

Nëna e Drita Zekajt: “Ka pothuasje 2 vite që nuk lëviz më. Nuk rri më as me karrocë. Kur rrinte në karrocë e shëtisnim nga pak në shtëpi, e nxirrim jashtë por tani nuk ngrihet më fare, mezi e kthejmë. Është përkeqësuar gjendja aq shumë saqë nuk e durojmë dot më këtë gjendje, sepse prisnim të përmirësohej por ajo nuk ka asnjë lloj përmirësimi. Është gjendje kritike për jetën.”

Operacioni kushton mbi 70 mijë euro dhe mjekët i kanë garantuar që mund të kryet në një shtet tjetër.

Nëna e Drita Zekajt: “Nëse vajza bën mbjelljen e qelizave në shtyllën kurrizore, palcë ngrihet në këmbë.”

Ka mbështetjen e familjes, por as ata nuk kanë të ardhur të mjaftueshme për të bërë ndërhyrjen e nevojshme.

“Shteti qenka fukara sepse për vete ata kanë plot, të ishte ndonjë fëmijë e tyre besoj se do të kishin bërë të pamundurën, do kishin bërë gjithçka.”

Të vetmet të ardhura për 30 vjeçaren e sëmurë është pensioni i dy prindërve.

Video

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat