Thirrja e 13-vjeçares me tumor: Kam turp të dal jashtë, më ndihmoni

Sociale

Thirrja e 13-vjeçares me tumor: Kam turp të dal jashtë, më ndihmoni

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 07:09
Dajana

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 udhëtuan në Vlorë, ku takuan një vajze 13 vjeç.

Dajana është lëne e vetme, nuk e ka provuar përkëdheljen e prindërve. Vajza është diagnostikuar me tumor në shpinën e saj të njome. Çdo ditë masa e tumorit i rritet duke iu zmadhuar ne shpinën e saj.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” shkoi me urgjence tek vajza pasi masa e saj tumorale dhe skolioza në shtyllën kurrizore po i përkeqësohet çdo ditë. Vajza nuk del dot, e vuan shumë sëmundjen, nuk ka fuqi, nuk del dot as në pushim të orëve të mësimit, lodhet shpejt dhe i merret fryma.

Dajana ka vetëm gjyshen që kujdeset për të. Shokët dhe shoqet e klasës bëjnë thirrje për ndihmë.
“Më kanë qëndruar pranë në ditët më të vështira”-thotë Dajana.

Gjyshja e saj Vjollca nuk i përmban lotët kur flet për mbesën që e ka rritur mes halleve dhe vuajtjeve. “Mbesën e kam rritur vetë. Në klasë të katërt vajzës i doli një nishan në kurriz”- thotë ajo.

Një mjek i huaj ja ktheu shpresën, por operacioni kushton shumë para.

“Ju lutem ndihmojeni mbesën time, e ka zili gjithë shkolla është një engjëll. Gjithë jetën time nuk ka pasur asnjë ditë të bardhë”-thotë Vjollca duke lotuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat