Familja që po jeton në skamje në mes të kryeqytetit

Sociale

Familja që po jeton në skamje në mes të kryeqytetit

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 11:14
Familja Matoshi jeton në lagjen “Kodra e Trimave”, në një vend tepër të ngushtë dhe që e ka kapluar myku.

Nuk kanë as ushqim për të ngrënë e as kushte elementare për jetë. Në gjendje të mjerueshme dhe në vetëm një dhomë, po jeton familja pesë anëtarëshe në Prishtinë.

Madje, as shtëpia ku jetojnë nuk është e tyre.  Me një ndihmë sociale prej 120 euro që marrin nga shteti paguajnë qeranë dhe rrymën.

Familja Matoshi jeton në  lagjen “Kodra e Trimave”, në një vend tepër të ngushtë dhe që e ka kapluar myku.

E zonja e shtëpisë  Fitore Matoshi në një rrëfim për KosovaPress thotë se edhe ajo dhe bashkëshorti i saj janë të papunë.

Fëmijët nuk kanë as ushqim e as veshje të bollshme, por kjo nënë, kërkesë të vetme ka sigurimin e një vendbanimi për tri vajzat e saj.

Matoshi: Iu kisha lutur për një strehë për këta fëmijë

"Në atë anën anej ma krejt vllag nuk po di kah me ia mbajt iu kisha lutur bile një strehim qityne fëmijëve me iu bë se për me hanger ja bëjë diqysh a një shtëpi me ua bë! Nuk po muj ma,  këto po lypin, këto të vogla nuk po dinë mu po më hahet kryt, na pa punë dytë, dytë nëpër mjekë pare jo kerkun nuk po mujna me nga mas fëmijëve as mas  vetit, vështirë vallahi për një nënë me tre fëmijë pa pare pa kurgjo ma katastrofë nuk ka”, thotë ajo.

Brengë tjetër për këtë nënë është edhe shëndeti i fëmijëve, që për shkak të mykut kanë filluar të kenë alergji.

Problemet shëndetësore nuk po ua mundësojnë këtij çifti që të punojë.

Matoshi: Çika e dytë po i lotojnë sytë nga pluhuri

"Çika e dytë që i ka gjashtë vjet prej syve i lotojshin sytë sikur kur varit e marr e qoj te mjeku i tha krejt prej pluhurit se qitu një orë mos mi ra tavolinës krejt pluhur bjen prej naltit. E marr e qoj ia qiti veç një mast nuk iu nal hiq, ma dha për spital e ndala krejt te shpija se nuk kam me çka me en. Pe shoh pak që iu kanë ndal lot po apet sytë e kuq.... E madhja është në shkollë në klasë të dytë është edhe ajo kështu, po lypin valla, nuk po kam mundësi qaq mi ndihmu shumë herë prindërit ja paguajnë naj libër a naj ekskursion që i qojnë se nuk po mundem me 40-50 euro me ia dal", thotë ajo.

Dimri është ankth për këtë familje. Brenda dhomës së vetme që kanë, depërtojnë të reshurat.

Matoshi: Për dimër e kemi problem?

“Për dimër e kemi shumë problem se edhe më shtinë ftohtë dera është rreth e rreth nga një gisht hyn të ftohtit se është qel, në atë anën tjetër e patë edhe vetë tavanin që krejt më pikë se hynë bora ndërmjet, më pikë krejt në tepih, me korita e kusija duhet me mbajt, qaty te drita krejt më pikë me ni kant duhet me e mbajt edhe qitu nuk  e kam dit njëherë ja kish nis kish pas pikë jorganin e çikave ma kish pas lag..... Prej unazave edhe nër brinjë po më dhemb fortë, një muaj nuk jam qu, me injeksione nuk e dishin njëherë çka kam, shumë e ftohtë më ka thënë në mushkëri, në unaza, ratë qishtu rat, rat, më nali spitali nuk kam mujt me u nal se fëmija e vogël, aty me u nal po duhet me sabah si të vijnë kontrolla jo ilaçe, jo këto nuk kam mundësi”, thotë Fitorja.

Matoshi thotë se ka kërkuar ndihmë edhe nga komuna e Prishtinës, por kjo e fundit nuk i ka ofruar ndihmë, me arsyetimin se nuk kanë banesa për këso raste.

*Për të gjithë ata që duan që ta ndihmojnë familjen e Fitore Matoshit mund të kontaktojnë në numrin 045 579 645, ose mund ta vizitojnë atë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, afër shkollës fillore “Zenel Hajdini”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat