80-vjeçari i pikëlluar, 22 vite pas vdekjes së gruas: Kush t'më sjellë një gotë ujë?!

Sociale

80-vjeçari i pikëlluar, 22 vite pas vdekjes së gruas: Kush t'më sjellë një gotë ujë?!

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 23:21
Abdurrahman Buzi

“Vetmia është e keqe për burrin”. Këto janë fjalët e pikëllimit të një 80-vjeçari nga Elbasani, i cili prej 22 vitesh jeton i vetëm, qëkur bashkëshortja ndërroi jetë.

Kjo nuk është thjesht jeta e Abdurrahman Buzit, por realiteti i kohës kur fëmijët largohen për të ndërtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë plagën më të rëndë të jetës, vetminë.

“Unë vetëm kam mbetur. Një gotë ujë, kush e sjell?!”, thotë ai.

Abdurrahmani ka dy djem, por asnjëri nuk shkon për ta parë babanë e vetmuar, ndërsa për shkak të një aksidenti, vajza ka mbetur e paralizuar dhe me të gjitha kursimet e jetës, Abdurrahmani sistemoi vajzën në një qendër kujdesi.

Prej disa vitesh ai bën kërkesë për t’u strehuar në shtëpinë e të moshuarve.

“E kam bërë kërkesën, nuk është realizuar. Kam bërë 2-3, herë dhe tani kam bërë të fundit dhe të shohim se çfarë do të bëhet”, tregon ai mes lotësh.

Kohët e fundit në Elbasan është ndërtuar shtëpia e të moshuarve, pritet që dita-ditës ajo të bëhet funksionale, ndërsa kapaciteti i saj do të jetë 24 persona, e konceptuar si një vatër familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat