Burri më rrihte, por të paktën të fitoj vreshtin

Sociale

Burri më rrihte, por të paktën të fitoj vreshtin

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 19:24
Qaniu dhe Fiqiretja

Qaniu dhe Fiqiretja një çift shqiptar që sot përballen në gjyq tek Eni Çobani në Klan. Një histori e komplikuar e pronës si mijëra të tjera, por ajo ç’ka trondit është fakti se çifti shqiptar flet për dhunën si diçka normale.

Fiqiretja në një moment tregoi sesi jo vetëm është dëmtuar ekonomikisht me gafat e burrit që nuk ka dëgjuar atë por ka bërë me kokën e tij duke bërë që sot të mbeten pa shtëpi, por edhe është dhunuar fizikisht.

Eni Çobani në një moment ka ndërhyrë duke thënë se kjo është një deklaratë e rëndë por as Fiqiretja dhe as Qaniu s’i kanë dhënë rëndësi dhe biseda ka vijuar me tej duke sqaruar historinë e vreshtit. Fiqiretja kish më shumë hallin e vreshtit sepse kështu ndodh me shumë gra që dhuna në një çast u duket krejt normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat