Ndihmë e cila nuk mungoi dhe nuk u vonua asnjëherë për 12 vjet

Sociale

Ndihmë e cila nuk mungoi dhe nuk u vonua asnjëherë për 12 vjet

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 18 qershor 2018 Në ora: 16:19
Tomë Palokë Memçaj, Nua Prëkë Gjokaj dhe Tone Mark Cacaj

Tomë Palokë  Memçaj, Nua Prëkë  Gjokaj dhe Tone  Mark Cacaj  nga Trieshi  prej shumë vitesh përballen me kushte të rënda të jetës dhe me probleme  të theksuara shëndetësore.  Emërues  i përbashkët  i këtyre familjeve janë mbijetesa, sëmundja dhe varfëria.  Edhe historia e tyre e hidhur i përngjanë mjaft  njëra-tjetrës.  Të ardhurat e tyre mujore nga  ndihmat sociale  as për së afërmi nuk  mundësojnë  minimumin  e shpenzimeve të tyre  jetike.

Shtypi malazez,para pak kohe,  publikoi lajmin se njëra përej këtyre familjeve  jeton në varfëri të skajshme dhe se ajo  nuk gëzon  përkrahje e as ndihmë nga askush. Për hirë të së vërtetës  duhet thënë se për të tri këto familje trieshjane  në nevojë  para 12 vitesh   u interesua mërgimtari humanist  Gjekë Gjonlekaj, nga Trieshi, i cili jeton në Nju-Jork.  Gjeka,  në fillim,  për disa kohë,  me vëllain Lucën dhe djalin e vëllait Tomën, u dhuruan këtyre familjeve  nga 1o00 dollarë në vjet. Më vonë Gjeka vetëm pa ndihmën e tyre vazhdon t’u dhurojë atyre të njëjtën shumë dollarësh.

Shpërdnarësi  i rregullt  dhe i besueshëm i   këtyre  ndihmave financiare ka qenë dhe vazhdon të jetë Lekë Lucaj, mësimdhënës i gjuhës angleze në SHF “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh.  “ Unë tash 12 vjet radhazi ua kam dorëzuar   nga 1.00o dollarë familjes së Tomë Memçaj, Nua Gjokaj dhe Tone Cacaj. Këtë donacion   ua kamë dhënë atyre katër herë në vit dhe atë nga 250 dollarë  për Pashkë, për Shtjefën,  për Zojë të Trieshit dhe për Kërshëndella.” pohon Lucaj, i cili këto ndihma i ka ndarë me përgjegjësi e korrektësi të plotë.

Në këtë mënyrë    Gjekë Gjonlekaj tash  12 vjet radhazi shprehu dëshirën  e gatishmërinë dhe u erdhi në ndihmë  këtyre familjeve trieshjane  në gjendje të vështirë ekonomike dhe shëndetësore. Falë përkujdesjes së vazhdueshme  të tij këtyre familjeve u është   kthyer  shpresa për jetë.  U është kthyer optimizmi  i humbur e fuqia  e munguar  e shpirtit.  Ishte ky një mison i cili me siguri i  ka lumturuar këto tri familje, duke ua kthyer vaujtjen në shpresë.

Sigurisht që kjo ndihmë në prag të festave ka krijuar një atmosferë të mirë të këtyre familjeve të varfëra.  Me këto ndihma  ata e ndien një siguri mbijetese, nga se   ato ishin  aq të rregullta  saqë  nuk janë vonuar asnjë ditë të vetmen. Kjo  me siguri u ka mundësuar atyre të përballojnë  më lehtë vështirësitë e rënda të jetës. Dhe jo vetëm kaq, por të tre familjarët e përmendur u ndien të sigurtë se nuk kanë mbetur në mëshirën e fatit. Se nuk janë të vetmuar.  Se ka njerëz vullnetmirë. Se dikush  ndanë dhimbjen me ta  dhe  u shtrinë dorën e  ndihmës m’u atëherë kur ata kishin më së shumti  nevojë. Ky donacion   dëshmon se me vullnet dhe ide konkrete mund të përmirësojmë mirëqenien e këtyre familjeve në nevojë, duke shpalosur solidaritetin si virtyt të shoqërisë sonë shqiptare.

Kjo ndihmë vullnetare e Gjekë Gjonlekaj nuk është kontributi i tij i parë dhe as i vetëm. Kontribute të këtilla vullnetare  ka dhënë  me vite dhe vazhdon  të japë edhe sot  në Shqipëri , Kosovë e Maqedoni. Ai prej vitesh i ka qëndruar pranë popullit vëlla shqiptar në nevojë e në gjendje të rëndë.  Po ashtu ai  ka ndihmuar edhe në raste të ndryshme  të varfërisë   shqiptarët në nevojë në Nju-Jork.  Nuk janë të rradha ndihmat personave të panjohur në nevojë, siç është  për shembull rasti i tre fëmijëve që nuk i njeh  në Brazil, të cilët rregullisht i ndihmon  tash tetë vjet, përmes shoqatave bamirëse të Amerikës.

Përfituesit e këtyre ndihmave gjatë bashkëbisedimit  u shprehën të jenë falënderues për këto kontribute të Gjonlekajt me  këto fjalë: Nuk kemi fjalë me iu ç’borxhçua.“Nera  i kjoftë për herë e mot! Jem borxhi i tij sa të jem gjallë. Zoti e nimoftë me të mirat e tij!

Këta familjarë, edhe përkundër vështirësive,   ndjehen   shumë të kënaqur e të lumtur. Natyrshëm se ky optimizëm i shprehur i këtyre nevojtarëve  të bënë  të ndjehesh mirë kur dëgjon   fjalë të ngrohta miradie  për donatorin ( donatorët). Dhe kjo besoj  është forca motivuese që  e bën Gjekë Gjonlekaj  të ofrojë ndihmën e tij, e cila po ua lehtëson sado pak jetën familjeve që kanë nevojë për mbështetje. Shtojmë se vëllai i tij Luca para pak kohe  ia kompensoi Gjekës  shpenzimet e  viteve të munguara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat