Familja Ahmetaj nga Korisha e Prizrenit, bëhet me shtëpi të re

Sociale

Familja Ahmetaj nga Korisha e Prizrenit, bëhet me shtëpi të re

Nga: Adem Lushaj Më: 15 korrik 2018 Në ora: 19:17
Familja e Mevlud Ahmetaj nga Korisha e Prizrenit bëhet me shtëpi të re

Në familjen pesë anëtarësh të Mevlud Ahmetaj nga Korisha e Prizrenit, në fytyrat e tyre vërehej buzëqeshja, ngase pranuan qelsat e shtëpisë së re, investim i bërë nga bashkatdhetarët e bashkuar rreth Shoqatës "Dardania" e Wiesbadenit të Gjermanisë. Për të qenë pjesë e gëzimit të familjes Ahmetaj, kishin ardhur edhe, ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës për Gjermani dhe Danimarkë, Astrit Zemaj, deputeti  i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, drejtor të drejtorive komunale të Prizrenit,  si dhe përfaqësuesit e Shoqatës "Dardania", Hajdar Nitaj-kryetar dhe Agim Aliçkaj-sekretar.

"Ju jam mirënjohës gjithë anëtareve të  shoqatës "Dardania", si dhe mijëra të tjerëve në gjithë Gjermaninë, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, sikurse që është përkrahja për familjen Ahmetaj", është shprehur i ngarkuar me punë diplomatike për Gjermani dhe Danimarkë, Astrit Zemaj, i cili është edhe anëtar nderi i Shoqatës "Dardania" nga Wiesbadeni. Ndërsa, deputeti Haxhi Avdyli, pasi ka falënderuar anëtarët e "Dardania", ka thënë se bashkatdhetarët çdoherë ishin me Kosovën, por duhet bërë përpjekje që të sjellim investitorët këtu, e që mundësojnë hapje të vendeve të punës, e jo të kemi largim nga Kosova, qoftë edhe me viza pune. Ata që ishin angazhuar për strehimin e familjes Ahmetaj, zyrtarët e Shoqatës "Dardania", Hajdar Nitaj dhe Agim Aliçkaj, janë shprehur mirënjohës për kontributdhenësit që nuk kursejnë xhepin as djersën,  për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Nitaj dhe Aliçkaj, kanë shprehur gatishmërinë personale dhe të kolegëve të tyre, se çdoherë do bëjnë përpjekje të ndihmojnë familjet në nevojë, sikurse që kishin vepruar edhe në të kaluarën. 

Por, më të lumturit ishin çifti bashkëshortor Ahmetaj  dhe tre fëmijët e tyre, ngase morën dhuratën më të çmuar nga bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në Gjermani. "Zoti i nderoftë dhe shpërbleftë të gjithë vëllezërit e motrat që janë kujdesur për strehimin tonë", deklarohet 37 vjeçari i pa punësuar, e që me punën e krahut përkujdeset për dy vajza dhe një djalë (10, 7, 5 vjeç), duke mos marrë as asistencën sociale. Por, drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Prizren, Fejzë Kabashi, ka thënë se institucioni komunal, po punon që mirëqenie qytetare të ngritët, e mos të kemi raste sikur që kishim familjen Ahmetaj. Ai, ka thënë se do shikon gjitha procedurat ligjore të mundshme, dhe kjo familje të gëzon të drejtën e asistencës sociale, sikur që gëzojnë edhe familjet tjera në nevojë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat