Ja kush e bëri të lumtur fëmijën që nisi shkollën me çantë prej qeseje!

Sociale

Ja kush e bëri të lumtur fëmijën që nisi shkollën me çantë prej qeseje!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:35
Skender Abazi

Ka nisur shkolla për të gjithë fëmijët edhe në Kosovë. Sa bukur e sa të lumtur dukeshin ata teksa dikush me makinë shoqëruar nga prindërit e të veshur mjaft bukur shkonin në ditën e parë të shkollës. Por atë ditë një foto që mori vëmendjen e të gjithëve ishte e djaloshit Skender Abazi nga fshati Pojat i komunës së Ferizaj, teksa shkonte në shkollë e si çantë kishte një kese(qese) plasmasi e ku kishte futur librat e tij. Ne mësojmë se këtë fëmijë pak ditë më parë e ka gëzuar dhe lumturuar një djalë i ri me zemër të madhe, madje ai nuk ka dashur që të flasë publikisht për këtë bamirësi që e ka bërë. Por ne mësojmë nëpërmjet një statusi falenderues që nëna e Skënderit e kishte bërë, e zbulojmë se ai është Flamur Qenaj me origjinë nga Hasi i Prizrenit dhe thjesht eshtë furraxhi që jeton në Kroaci, por fotoja dhe historia e djalit e dashuria për të vazhduar shkollën e ka prekur atë duke i siguruar sende e veshmbathje e disa të holla për atë dhe familjen e tij. Urojmë djalit të vogël sa më shumë suksese e të bëhet mjaft i zoti e të kemi pse jo sa më shumë njerëz si Flamuri me zemër të madhe.BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat