Shumë punë për një kafshatë

Sociale

Shumë punë për një kafshatë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:49
Pamje nga video

Në Divjakë ka fermerë që punojnë vetëm për t’u ushqyer. Një çift bujqish të kthyer nga emigracioni në Itali ku kanë punuar po në Bujqësi, thonë se në Shqipëri çdo gjë është më e vështirë. Çmimet më të shtrenjta dhe në fund nuk ke as tregun e garantuar.

Puna në baltë është jeta e Liries dhe Vlashit. Pas shumë vitesh në emigracion ata janë kthyer dhe jetojnë në Divjakë. Çifti Kola është marrë me bujqësi gjithë jetën, edhe në Itali, ndaj sot mund të bëjnë krahasime.

Flasin për mbjelljet kuturu. Për mungesën e ndihmës për farërat apo dhe çmimin që e vënë tregtarët si t’u shkrepet.

“E kemi humbur besimin te ky vend pasi kam hedhur miliona lekë dhe nga mos kontrolli i shteti në cilësinë e farave unë humba 2.5 milionë lekë. Kemi punuar familjarisht në emigrim dhe vijmë këtu mezi nxjerrim bukën e gojës”, shprehen ata.

Divjaka është një nga zonat me prodhimtari të lartë të produkteve bujqësore, por mbjellja pa orientim dhe mungesa e tregut u sjell humbje financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat