Një qytet në Kolumbi, mban emrin… Albania

Speciale

Një qytet në Kolumbi, mban emrin… Albania

Më: 9 janar 2019 Në ora: 14:00
Harta

Një vend në Kolumbi mban emrin e shtetit shqiptar. Po, është e vërtetë dhe këtë me siguri e dinë shumë pak shqiptarë. Ky qytet me emrin Albania në Kolumbi është qendër komune në Departamentin Kolumbian të La Guajira në Detin e Karaibeve.

Emri i provincës ka qenë Calabacito dhe u ndryshua në Albania në vitin 1937 nga një komisar i La Guajira. Komisari i vendosi provincës emrin Albania nga gruaja e tij Alba. Megjithatë, ekziston dhe një version tjetër sipas të cilit thuhet se komisari i vendosi emrin duke iu referuar vendit tonë.

Popullsia e Albanias është një popullsi relativisht e re e përbërë nga 51% e meshkujve dhe 49% e femrave. 29% e tyre e konsiderojnë veten autoktonë ndërsa 10% mestizo, raizal ose afro-kolumbianë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat