Fenomeni i rrallë i vitit 2019 është shumë afër, ndikimi që do të ketë tek ne Hëna e Gjakut

Speciale

Fenomeni i rrallë i vitit 2019 është shumë afër, ndikimi që do të ketë tek ne Hëna e Gjakut

Më: 18 janar 2019 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Bëhuni gati për të parë një spektakël të vërtetë në qiell këtë gjatë këtij viti. Vetëm pas pak ditësh, qielli do të flakërojë me eklipsin hënor, i cili njihet si Super Blood Moon. 21 janari do të jetë i jashtëzakonshëm për qiellin, raporton Forbes, dhe gjithçka do të shihet edhe me sy të lirë.

Ky fenomen është, në fakt, konvergjenca e disa ngjarjeve hënore. Së pari, është eklipsi hënor, i njohur edhe si Hëna e Gjakut. Ky fenomen ndodh atëherë kur Toka gjendet midis Diellit dhe Hënës dhe kur drita e Diellit përkulet drejt Hënës (prandaj ngjyrimi mahnitës është i kuqërremtë). Pas janarit 2019, eklipsi i ardhshëm i plotë i Hënës do të ndodhë në vitin 2021.

Së dyti, Super Hëna e Gjakut ndodh kur faza e plotë e një cikli hënor përkon me pikën më të afërt të orbitës së Tokës. Këta dy faktorë e bëjnë atë të duket 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e ndritshme se zakonisht.

Në Amerikën e Veriut, eklipsi hënor mund të shihet më 20 janar, rreth 9:12 p.m. PST ose 12:12 a.m. EST, më 21 janar.

Fenomeni do të jetë gjithashtu i dukshëm edhe në Amerikën e Jugut dhe në një pjesë të Evropës Perëndimore. Hëna do të ngjyrosë të gjithë botën me ngjyrën e saj të kuqe.

Po çfarë thotë Bibla për Hënën e Gjakut?

Pavarësisht se kjo është një dukuri e rregullt, shumë kultura dhe fe gjatë historisë janë përpjekur të paraqesin bindjen se Hëna e Gjakut është një shenjë apokalipsi. Disa besimtarë besojnë në profecinë e Hënës së Gjakut – besimi i eklipsit hënor është një shenjë e “kohës së fundit”.

Bibla nuk përdor në të vërtetë shprehjen “Hëna e Gjakut”, por Hëna që ndryshon ngjyrën.

Përmendja e parë dhe e vetme në Dhiatën e Vjetër është në librin e Joelit dhe parashikon një ngjarje apokaliptike që do t’i ndajë besimtarët nga jobesimtarët. Ai thotë: “Dielli do të shndërrohet në terr dhe Hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit.” (Joeli 2:31)

Një pasazh tjetër i ngjashëm shfaqet në Dhiatën e Re, në Veprat dhe Zbulesat.

Ai thotë: “Dielli do të shndërrohet në errësirë edhe Hëna në gjak para se të vijë dita e madhe dhe e dukshme e Zotit.” (Veprat 2:20)

Për shumë njerëz, nocioni i fundit të botës është afër pas një eklipsi hënor.

Megjithatë, ka disa dëshmi se Hëna e Gjakut mund të ndikojë në disa gjëra në Tokë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat