Misteri më i madh i shekullit të kaluar: Vdekja e tmerrshme e nëntë malorëve fiton epilog të ri

Speciale

Misteri më i madh i shekullit të kaluar: Vdekja e tmerrshme e nëntë malorëve fiton epilog të ri

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 19:56

Para plot 60 vitesh një grup prej nëntë studentësh është nisur në kamping në malin rus Ural. Dy javë më vonë trupat e tyre të masakruar u gjetën në mal, ndërsa kurrë nuk është zbuluar se çfarë u ka ndodhur.

Të gjithë anëtarët e ekipit, në të cilin kanë qenë shtatë djem e dy vajza, kanë qenë skitarë e malorë me përvojë, ndërsa kampin e kanë vënë në malin Kholat Syakhl, që në gjuhën e fiseve lokale do të thotë Mali i të vdekurve.

Askush nuk e di pse ata, natën mes një e dy shkurtit të vitit 1959 kanë dalë me shpejtësi nga tendat, përgjysmë të zhveshur, në temperaturë orej – 30 gradësh. Asnjëri prej tyre nuk e ka pritur i gjallë mëngjesin, shkruan Russia Beyond. Janë quajtur grupi i Djatlovlevit, sipas emrit të prijësit të tyre, Igor Djatlov.

Pas gjashtë ditësh, ekipet e kërkimit i kanë gjetur tendat e tyre të shqyera, së brendshmi, dhe ditarët e studentëve të zhdukur dhe të gjitha gjërat tjera të lëna. Në trupat e tyre janë gjetur lëndime të tmerrshme. Disave u kanë munuguar gjuhët, buzët, sytë si edhe pjesë të fytyrës e të kafkës. Hetimi ka treguar se gjashtë prej tyre kanë vdekur nga të ftohtit, tre të tjerë nga lëndimet.

Nuk ka pasur asnjë shenjë të ndonjë katastrofe natyrore, as gjurmë të njerëzve të tjerë, e gjurmët e tyre tregonin se i kanë braktisur tendat vullnetarisht. Askush nuk e di si ndodhi kjo tragjedi, por disa teori ekizstojnë. Njëra thotë se i kanë sulmuar vendësit e fisit Mansi, por forenzika ka konstatuar se lëndime të tilla nuk mund t’i shkaktojë një qenie njerëzore tjetrës. Disa të tjerë flasin për një eksperiment të fshehtë, ndërsa përmenden edhe qenie si Jeti, frekuenca zanore që i kanë shtyrë të ikin e të tjera.

CNN bën të ditur se Rusia 60 vite më vonë ka vendosur që sërish të nisë hetimin për këtë incident. ndërsa zyrtari rus Andrej Kurjakov ka thënë se hetuesit do të mbështeten në ndihmën e miqve familjet e të ndjerëve, si edhe në teknologjinë bashkëkohore. Ai ka prezantuar një material 400 faqesh mbi hetimin.

Rezultatet zyrtare të hetimit janë shpallur sekrete qysh në vitin 1959, ndërsa një pjesë e tyre janë publikuar në vitet e ’90-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat