Grabitet pema e rrallë aziatike 400-vjeçare, kushton 91 mijë dollarë. Çfarë misteri fshihet pas saj? - Bota Sot
Grabitet pema e rrallë aziatike 400-vjeçare, kushton 91 mijë dollarë. Çfarë misteri fshihet pas saj?

Speciale

Grabitet pema e rrallë aziatike 400-vjeçare, kushton 91 mijë dollarë. Çfarë misteri fshihet pas saj?

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:14
Pema

Dy adhurues të Bonsai i kanë bërë një thirrje hajdutëve që vodhën 7 pemë në shtëpinë e tyre, t’ia rikthejnë.

Seiji Iimura  dhe bashkëshortja e tij Fuyumi i ofruan grabitësve udhëzime për tu kujdesur për fëmijët e tyre në këmbim të pemëve.

Çifti tha se pemët e çmuara u morën nga kopshti i tyre në Saitama, pranë Tokios.

“Nuk ka fjalë ta përshkruajmë sesi ndihemi,”-shtoi Iimura. “Ishin shumë të çmuara për ne.”

Pemët e vogla janë me vlerë të paktën  118 mijë dollarë.

Me prejardhje nga Azia lindore dhe shpesh e lidhur me Japoninë. Bonsai është një formë delikate e artit që bazohet në teknikat e kultivimit të bimëve.

Bimët miniaturë rriten në kontejnerë. Ata kërkojnë kujdes të ekspertëve dhe imitojnë formën e pemëve me madhësi të plotë.

Një nga pemët e vjedhura është Shimpaku Juniper, një nga llojet më të bukura të Bonsai. Raportohet se ka vlerë më të madhe se 91 mijë dollarë.

“Shimpaku jeton prej 400 vitesh, ka nevojë për kujdes dhe nuk mund të mbijetojë as edhe një javë pa ujë,”-tha Iimura. “Pema mund të jetojë përgjithmonë edhe pasi ne të kemi vdekur. Dua që personat të cilët e kanë marrë ta ujisin.”

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...